Bernë, 20 tetor -«Edhe shqiptaret ne Zvicrë do të votjnë» (Les albanophones de Suisse iront aussi voter) me ket titull sot gazeta prestigjioze zvicereane « Tribune de Genève » ka sjelle lexuesve te saj nje koment (opinion) ne prag të zgjedhjeve te 22 tetorit në Zvicër, të gazetarit tone te njohur ne Gjeneve Nefail Maliqit. Kolegu yne ke ket koment nder tjera ka shkruar se «Ështe koha qe shqiptaret ne Zvicer te kenë një deputet, një zë në Parlamentin zviceran ne Bernë. Sipas tij, Sot ne Zvicer jetojne dhe veprojne 300.000 shqiptare, prej ze cileve mbi 100 mije albanofonë (shqiptarë nga gjitha viset e ballkanit) janë të natyralizuar (posedojnë pasaporta🇨🇭) që më shumë se gjysma e tyre kanë të drejte vote.
Si me poshte, mund te lexoni komentin e kolegut tone te botuar sot ne gazeten zvicerane ne « Tribune de Genève »
Ështe koha qe shqiptaret ne Zvicer te kenë një deputet, një zë në Parlamentin zviceran ne Bernë
Shkruan Nefail MALIQI
Redaktor i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Të dilelen e ardhshme, më 22 tetor të këtij viti qytetarët zviceranë do të zgjedhin parlamentin e ri. Ne keto zgjedhje me të drejtë vote kanë te gjithë qytetaret e Zvicrës, përfshitrë ketu edhe të huaj që posedojnë pasaportën e kuqe me kryq të bardhë (te natyralizuar) numri i të cileve është i konsiderueshëm.
Për kë do të votojnë 300.000 shqiptarë të dielen e ardhshme, në zgjedhjet për deputet ne parlamentin zviceranë? Është kjo pyetja që parashtron redaksia e gazetës zviceran në shqip Le Canton27.ch.
Në këto zgjedhje komuniteti albnanofonë eshte moblizuar hajte ketij muaji dhe po bënë fushatë pro 30 kandidatëve shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar, pra per deputet. Për dallim nga vitet e mëparshme, ky është numri është rekord i kandidatëve me origjine shqiptarë.
Gjate vizites se fundit te kryeministrit te Republikes se Kosovës Albin Kurti ne Zvicer, pas takimit me presidentin e konfederates helvetike në Ambasadën e Kosovës në Bern kane takuar kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale te 22 tetorit, te cilet i kane uruar fitore dhe suksese në fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.
Sot ne Zvicer jetojne dhe veprojne 300.000 shqiptare, prej ze cileve mbi 100 mije albanofonë (shqiptarë nga gjitha viset e ballkanit) janë të natyralizuar (posedojnë pasaporta🇨🇭) që më shumë se gjysma e tyre kanë të drejte vote.
Kantoni i Cyrihut njihet si qyteti me i banuar në Zvicer, natyrisht ketu edhe numri i të huajve është i madh. Kështu nga 56.250 albanofone sa ka ky kanton, 25.188 prej tyre posedojne pasaporta helvetike, kurse numri i tyre ne kantonin e Gjenevës eshte 11.182 albanofonë, prej tyre mbi 5000 janë te natyralizuar, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te OFS.
Është nje gje evidente, që nuk mund ta fshehim se Partitë politike në Zvicër në prag të zgjedhjeve, përmes këtyre kandidatëve me origjine nga ballkani, kanë levërdi, kane më shumë për qëllim për të tërhequr votat e shqiptarëve duke ditur numrin e tyre të madh ne territorin e konfederates helevtike.
Nje pjese e tyre kane votuar përmes zarfeve keto tri javet e fundit ter cilat veqe jane derguar, kurse te tjeret të cilet kane mbetur pa votuar, mund te votojne kandidatet e preferuar te tyre të dielen e ardhshme ne kantonet e tyre.
Ndryshe Ueli Leuneberger, themelues i Universitetit Popullor ne Gjenevë dhe «ambasador» i shqiptareve ne Zvicer, për televizionin kosovar ATV dhe Le Canton27.ch ka thëne se “Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Parlamentin zviceran në Bernë..”.
Për kete mbetet te shifet te dielen e ardhshme. Pëderisa migracioni i italianeve ne Zvicer kishte nisur menjëhere pas luftës së II-të boterore ne vitet e 50-ta, ata sot kane disa deputete dhe politikaj ne instiucionet e larta shtetërore.
Kurse, shqiptaret nga ballkani, sidomos kosovaret kane nisur te migrojne pak më vonë drejt Zvicres ne vitet e 70-ta për shkaqe te njohura, të politikave diskriminuese dhe presionit nga regjimi serb.
Sidoqftë, komuniteti shqiptarë si shembull integrimi në Zvicër e meritojne te kenë jo vetëm pasaportat helevtike, por dhe deputetët e tyre në Bernë.