Shkruan: Shkendije PACOLLI, psikologe
»Në shoqërinë tonë, tani gjithnjë e më shumë gratë në biznes janë objekt dhe subjekt i zhvillimit ekonomik. Po ashtu shumë prej tyre edhe në pozita të larta drejtuese, duke mos harruar këtu edhe presidenten tonë që është femër bile e dyta në këtë pozitë. Ky fakt tregon se ne shqiptarët nuk jemi plotësisht shoqëri patriarkale ashtu siç pretendohet dhe shkruhej… » shkruan ne komentin e saj per ATV dhe gazeten zvicerane Le Canton27.ch psikologia e njohur shqiptare ne Gjermani Shkendije Pacolli.
Si femra ambicioze që jemi, ne për fat të keq akoma ndodhemi në fazën e viktimizimit sepse nuk kemi krahë dhe më krahë nënkuptoj vetëbesimin dhe guximin tonë!
Edhe pse ne jemi në fazën fillestare apo fëmijërinë e të bërit biznes, mos ti neglizhojmë aftësitë tona dhe rezultatet që deri me tani flasin vetë. Por, mos ta harrojmë as trurin nga diaspora me benefitet e veta. Fuqia e vërtetë për progres të mëtutjeshëm qëndron në mbështetjen e ndërsjellët Është koha që të ndalojmë së kritikuari së pari veten tonë e pastaj prejardhjen. Pak rendësi ka se a jemi kosovare, shqiptare apo nga diaspora, a jemi katundare apo qytetare, a kemi master apo doktoratë, …. të fillojmë të inkurajojmë, frymëzojmë dhe fuqizojmë njëra – tjetrën, se për një vizion të përbashkët nuk na nevojitet shumë përpos dashurisë, vullnetit dhe para se gjithash respektit.
Nuk kanë vlerë burimet njerëzore që kemi nëse nuk dimë t’i përdorim. Burimi më efikas njerëzorë është qëllimi i mirë i bazuar në vlera kolektive. Këtë qëllim kanë edhe femrat afariste nga diaspora jonë e shtrenjtë dhe po për këtë arsye bashkëpunimi me diasporën duhet të avancohet sa më shumë për të shkëmbyer eksperiencat tona dhe duke mbështetur njëra tjetrën. Thene shkurt ata jane zedhenese dhe ambasadore te imazhit te kombit tone. Duke u bërë model femre të ndërgjegjshme se pari për vajzat tona por edhe për pozitën e femrës në shoqërinë tonë ku mbështetjen më se e meritojmë dhe shumica veçse e kemi sepse pas çdo femre të suksesshme qëndron një burrë mirëkuptues!