Shkruan: Artan BEHRAMI
Ende pa filluar procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, Dick Marty për së gjalli ka arritur që të jetësojë agjendën serbe dhe ruse për demonizimin e krerëve shtetëror dhe djallëzimin e shtetit të Kosovës.
Që nga viti 2010, raporti i Martyt e ka vendosur Kosovën në një gjyq publik, me përmasa shkatërruese për imazhin e shtetit të Kosovës.
Por, duket se kjo për Serbinë dhe për Rusisë ishte e pamjaftueshme. Ata e donin Martyn të vdekur, për të fajësuar më pas shqiptarët!
Një praktikë e njohur dhe e përdorur nga Serbia shumë herë në Kosovë.
Lojëra, në të cilat, fatkeqësisht, populli shqiptar beson verbërisht- më shumë se çdo popull tjetër në botë, duke vazhduar edhe sot ta fajësojnë njëri-tjetrin për krime që fare s’i kanë bërë shqiptarët!
Marty shpërfaqi po ashtu një paradoks skandaloz, të paprecedent për botën demokratike.
Shërbimi Inteligjent serb, i kontrolluar 100% nga Vuçiqi, e dëshiron vdekjen e Martyt, të cilin e kishin furnizuar me dezinformata serbe dhe ruse, mbi të cilat është krijuar dosja e prokurorisë kundër krerëve të UÇK-së.
Paramendoni, një gjykatë e financuar nga Bashkimi Evropian furnizohet me informacione nga Serbia, e cila ka kryer gjenocid në Bosnjë dhe në Kosovë.
Një shtet kriminal përnjëherë bëhet “dëshimtar” kundër luftës çlirimtare të një populli për liri!
Një Shërbim Inteligjent, që ende parapaguan vrasës, e krijon termin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale“, të cilën Prokuroria e Gjykatës Speciale e vendos si titull të aktakuzës kundër krerëve të UÇK-së.
Një Gjykatë sui-generis, e krijuar nën presionin e BE-së, e dedikuar për shtete të dobëta, të pafuqishme, edhe sot vazhdon të veprojë me maunalin e Shërbimit Interligjent të Serbisë dhe ish-agjentit të tyre, Dick Marty!