4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Nocioni dhe cështja e Integrimit (Nga Martin Bürgin)

Nga Martin Bürgin* 

Zyra e specializuar për çështje të integrimit është qendra kantonale për çështje të integrimit dhe partneri për kontakt i organeve federative. Në kuadër të programit kantonal për integrime (KIP) ne zbatojmë masat që kanë si qëllim si integrimin e qëndrueshëm të emigranteve dhe emigrantëve si dhe të fëmijëve të tyre, ashtu edhe informimin e faktuar të shoqërisë vendase rreth temave që lidhen me migrimin dhe integrimin.

Ne mbështesim projekte të shumta që lidhen me ndihmën në mësimin e gjuhës, integrimin social, mbështetjen e hershme të fëmijëve si dhe ndërmjetësimin e informacioneve. Në këtë mënyrë synohet pjesëmarrja e barabartë në jetën shoqërore e emigrantëve dhe njëkohë- sisht eliminimi i strukturave dhe mekanizmave që mund të çojnë në një trajtim jo të barabartë të tyre. Këto detyra i përkasin të gjithë shoqërisë dhe mund të përmbushen vetën në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm.

Prandaj zyra e specializuar për çështje të integrimit bashkëpunon ngushtë me institucione dhe njësi shtetërore dhe jo shtetërore dhe ka si synim koordinimin e tyre në rrafshin kantonal dhe komunal.

 

ÇFARË ËSHTË INTEGRIMI?

Ka përkufizime të shumta të nocionit të integrimit. Për zyrën e specializuar për çështje të integrimit, integrimi përbën një proces dinamik, i cili synon që të ardhurve të rinj dhe banorëve të vjetër t‘iu mundësojë një bashkëjetesë paqësore të përshkuar nga respekti i dyanshëm. Integrimi është një e drejtë, por edhe një detyrim. Secili dhe secila gëzon të drejtën për t‘u integruar në shoqërinë ekzistuese. Për ta mundësuar këtë, zyra e specializuar për çështje të integrimit e konsideron mësimin e gjuhës gjermane si një prej çelësave kryesorë (shih kapitullin gjuha dhe komunikimi). Por po ashtu është e nevojshme që secila dhe secili të tregojë vullnetin dhe angazhimin e duhur për t‘u bërë pjesë e shoqërisë së re.

Një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse popullata vendase tregon gatishmëri për t‘i pranuar fqinjët e rinj si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme që këta të mund të bëhen pjesë e jetës së këtushme shoqërore.

Kantoni Basel-Landschaft nga të ardhurit kërkon kontributet e mëposhtme për integrimin e tyre:
– Ata duhet të respektojnë kushtetutën federale si dhe vlerat e saj.
– Ata duhet të mësojnë gjuhën që flitet në vendbanimin
e tyre.
– Ata duhet të konfrontohen me mënyrën e jetesës në
Zvicër.
– Ata duhet të jenë në marrëdhënie pune si dhe të
gatshëm për t‘u kualifikuar profesionalisht.

Ne jemi të bindur që angazhimi ynë dhe i juaji është i vlefshëm dhe kontribuon që integrimi të mos mbetet vetëm një ide e mirë, por të sjellë takime dhe shanse të
vlefshme për jetën.

  • Martin Bürgin
    I ngarkuari me punë për çështje të integrimit
    pranë Zyrës së specializuar për çështje të
    integrimit në kantonin Basel-Landschaft
    Kantonaler Integrationsbeauftra

Derniers articles