19.6 C
Berne
samedi 7/09/2024

Beogradi s’ka pse paguan për atë që disa media të Kosovës ia ‘ofrojnë’ falas: urrejtjen ndaj Kurtit!

Nga Kim Mehmeti

Duke u thirrur në një media boshnjake, RTK-ja i paska akuzuar dy media kosovare si të ‘ndikuara nga Serbia’.

Kjo është e trishtë për ta paramenduar, e lë më ta besosh.

Ndërkohë janë ngritur të gjithë në këmbë për t’i treguar RTK-së se ajo nuk është pronë e VV-së, por e Kosovës.

Por duke mos e pranuar se ajo sot i ngjanë servisit informativ publik më shumë se kurdo qoftë më pare. Si dhe pa e pranuar të vërtetën se mbase RTK-ja edhe kurrë nuk ka qenë ‘pronë’ e Kosovës, por gjithmonë e partive në pushtet.

Sidoqoftë, RTK-ja do duhet të paguajë çmim për gabimin e palejueshëm dhe për akuzat e pa argumentuara.

Siç do paguajmë çmim edhe ne që nuk e kuptojmë se Beogradi s’ka pse paguan për atë që disa media të Kosovës, e të cilat deri dje majmeshin nga grazhdi i pushtetit, Serbisë ia ‘ofrojnë’ falas: urrejtjen ndaj Kurtit!

Pastaj ne do paguajmë çmim edhe pse kemi harruar se ndikimi i Beogradit nëpër mediat tona të sotme nuk realizohet vetëm nëpërmjet parave, por edhe nëpërmjet dosjeve që i ka për të gjithë ne ‘fëmijët’ e socializmit’, e me të cilat mund të na shantazhojë, a edhe të na ngre në heronj apo tradhtarë. (Kim Mehmeti)

Derniers articles