17.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Nefail Maliqi, 25 vite pas, kur ishte në selinë e NATO-s 78 ditë përkujton bombardimin e Serbisë: Jo vetëm Nato, por edhe Zvicra neutrale nuk qëndroi neutrale përballe gjenocidit serbe..

Maliqi: Kosova kurr nuk ka qenë me afer anëtarësimit në NATO. Nato në Kosovë, de fakto ajo eshte në NATO, tash pritet edhe dejure, sikur sot ne KE e neser ne UNESCO dhe Interpol
Në kuadër të 25 vjetorit të ditës së eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt vendit tonë dhe Maqedonisë në vitin 1999 si pasojë e luftës me Serbinë, i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në TVA NEWS, ishte gazetari i njohur Nefail Maliqi, i cili prej vitesh jeton në Zvicër dhe punon si kryeredaktor i gazetës Le Canton27. Ai ka qenë dëshmitar i kësaj lufte të ashpër dhe si gazetar ka dhënë kontributin e tij. I pyetur për momentet që kujton në ato vite ai tha se vështirësia dhe sfida ishin të mëdha edhe se media shqiptare kishte pak.
“Shumë njerëz ishin larguar nga Kosova, unë isha në selinë e Nato-s nga ku ndoqa edhe bombardimet e NATO-s në Serbi”
Pse e mori NATO këtë hap që të ishte në krah të Kosovës dhe të sulmonte Serbinë?
“Ishte normale sepse ishte mbushur kupa, jo vetëm në momentin kur lindi lufta por edhe me herët në vitet 1980-1981. Kosova ka qenë viktimë e diskriminimit të vazhdueshëm. Ata janë përzënë edhe më herët nga Kosova. Ky eksod i Millosheviçit, i’u kthye si bumerang, pasi ata që ikën nga Kosova, nuk ikën për të mos u kthyer më, por punuan me shpresën se një ditë do të ktheheshin dhe të shpëtonin vendin e tyre, dikush u bë gazetar, dikush punoi dhe blenë armatim dhe iu bashkuan forcave të UÇK. Forcat e NATO -s u bashkuan dhe sulmuan Serbinë sepse bëhej fjalë për ekzistencë e një populli. Jo vetëm Nato, por edhe Zvicra neutrale nuk qëndroi neutrale përballe gjenocidit serbe.. »
Përgjatë viteve gazetari nga Presheva, Nefail Maliqi, ka zhvilluar intervista të shumta me personalitete politike dhe ushtatake në botë, i pyetur se cili ishte qëndrimi i këtyre personaliteteve ndaj Kosovës ai tha se të gjithë ishin entuziastë teksa shikonin një popull që po çlirohej nga regjimi fashist serb.
A mendoni se do të anëtarësohet Kosova në NATO?
Luftërat kanë ndryshuar situatën gjeopolitike, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Palestinës dhe Izraelit, në vitet kur po ndodhte lufta Kosovë-Serbi nuk kishte paralel luftëra të tjera, ndaj edhe vëmendja e mediave botërore ishte e përqendruar aty.
Sot mund të them se Kosova ka mundësinë më tepër se asnjëherë të anëtarësohet në NATO, sepse në fakt NATO është në Kosovë de facto.
Aktualisht situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e mirë, ka krime dhe vrasje si në çdo vend tjetër, por në aspektin politik, siç thonë edhe mediat botërore, Kosova është një vend në gjendje shumë të mirë për shkak të shtrirjes së sovranitetit të saj edhe në veri.
Gazetari Maliqi u tregua optimist teksa tha se Kosova përveç se anëtare e KiE, në ecën me këto ritme dhe me ndihmën e fqinjëve do të jetë pjesë e UNESCO-s, INTERPOL etj.
https://youtu.be/pC9cydTyNhk?si=dKSxc1UKH80gGfqP

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...