15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

Mocioni për rrëzimin e qeverisë, kërkesë e opozitarëve të bashkuar të zhytur në korrupsion e krim të organizuar

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Sesioni vjeshtor shpresohet se do të jetë vendimtar për ta finalizuar edhe projektin e VETTING-ut, për ti dhënë fund pasjes së një sistemi të drejtësisë në shërbim të krimit dhe mafio politikës. Prandaj është pra pikërisht ky shqetësimi i opozitës pasi që koha ka ofruar dhe Qeveria duhet dëshmuar, ose për ta dërguar Vettingun në Kuvend ose për të treguar se cila është pengesa që këtë premtim dhe Projekt të filluar nuk është duke e jetësuar.

-Të gjitha kundërshtimet që po i përdorë opozita ndaj qeveritarëve në pushtet e kanë një qëllim kryesor, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, për ta ndërruar këtë qeveri të cilën ata po e llogarisin si të rrezikshme për ta, sepse opozitës po i „dhemb diku tjetër“ sepse po ja kanë frikën që me një qeverisje më të gjatë, që nëse shkojnë deri në fund të mandatit katër vjeçar, kur të shkohet në zgjedhje të reja, prapë munden ti fitojnë zgjedhjet me shumicë votash.

Për hir të së kaluarës së qeverisjes së gjatë që opozita e tanishme që e ka qeverisur këtë vend shumë gjatë nga çlirimi e deri më 2020, dhe e kanë shfrytëzuar këtë vend për qëllimet e veta të pasurimit te tyre, prandaj ata ish qeveritar janë bërë multi milionerë me ato shkollime që i kishin deri më 1999, pa i pasur fare të kryera fakultetet adekuate, për ato poste që i kanë krye punët e rëndësishme të shtetit që nga paslufta e deri më tani, e duke i punësuar të afërmit e tyre në poste të rëndësishme për qëllimet e tyre të shumëfishta, po i frikësohen qeverisjes aftagjatë të kësaj qeverije dhe zbatimit të ligjit në hetimin e thelluar dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

Tani opozita po i përdorë kërkesat për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë, dhe mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, vetëm si thirrje e zhurmshme opozitare për shkak të mungesës së argumenteve dhe si alternativë për qeverisje ndryshe, sepse pikërisht ajo është duke ju munguar, pasi që për dy dekada të qeverisjes së kaluar, kanë instaluar një administratë publike thellësisht të ndikuar, jo profesionale e të familjarizuar, dhe një sistem të drejtësisë tërësisht të korruptuar dhe kontrolluar nga krimi i organizuar, fenomene këto që po dëshmohen e zbulohen nga ditë në ditë dhe nuk kanë mundësi për ti demantuar veprimet e tyre.

Sesioni vjeshtor shpresohet se do të jetë vendimtar për ta finalizuar edhe projektin e VETTING-ut, për ti dhënë fund pasjes së një sistemi të drejtësisë në shërbim të krimit dhe mafio politikës. Prandaj është pra pikërisht ky shqetësimi i opozitës pasi që koha ka ofruar dhe Qeveria duhet dëshmuar, ose për ta dërguar Vettingun në Kuvend ose për të treguar se cila është pengesa që këtë premtim dhe projekt të filluar nuk është duke e jetësuar. Sepse tani e sa vite që përmendet VETTING-u, e kur qytetarët me padurim janë kah e presin jetësimin e tij, tani është një kohë që duhet të konkretizohet me jetësimin e këtij VETTINGU, dhe qytetarët e këtij vendi ti shohin ato ndryshime që i prodhon efekti i VETTING-ut, nga kjo qeveri në pushtet me jetësimin e tij.

 

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...