6.2 C
Berne
samedi 4/05/2024

Mbaeni mend ket vajzë: Renea Kelani, një talente e cila synon te jet mjeke dhe henbolliste me emër në Zvicer apo dikund tjetër në Evropë

Renea Kelani, eshte nje talente nga kryeqyteti i Kosovës me plot ambicie e cila ende nuk ka mbushur 17 pranavera. Ajo aktualisht ndjek mesimet në klasës 11 në shkollën e mjekësisë Dr. Ali Sokoli në Prishtinëm njëkohësisht edhe sportiste e cila luan për ekipin e kryeqytetit të RKS-së “KHF Prishtina”.  Lidhur me keto dhe synimet e saj ne te ardhmen Renea flet me gjerësisht ne inetervsiten që ka dhene për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Renea Kelani, një talente e cila synon te jet mjeke dhe henbollisteme emër në Zvicer apo dikund tjetër në Evropë, prandaj e tham, mbaene mend ket vajzë!

Le Canton27.ch: Renea Kelani, meqë jeni hendbolliste, mund të na thoni diç më shumë, me cilin ekip luani, për garat dhe sukseset?

Renea Kelani:  Ju falemnderit për intersimin e redaksisë se juja për aktivitetet e mia sportive. Edhe unë sikurse ç’do fëmijë kam pasur ëndrrat e fëmijërisë që kur të rritem të bëhem një person që në një formë apo tjetër i shërben vendit, i shërben qytetarëve, apo të cilën do ta duan shoqëria dhe njerëzit të cilën e rrethojnë. Tani veçse jam në fazën e realizimit të ëndrrave të mia, pasi jam nxënëse e klasës 11 dhe ndjek mësimet në shkollën e mjekësisë Dr. Ali Sokoli në Prishtinë, si teknike dentare, ku përmes këtij profesioni fisnik do ti shërbejë dhe ofrojë shërbime mjekësore qytetarëve tanë, si dhe njëkohësisht jam sportiste dhe luaj për ekipin e kryeqytetit të RKS-së “KHF Prishtina”, e që kjo më bënë që shoqëria e cila më rrethojnë të më duan dhe njëkohësisht ti dua, të ndjehem krenare me ta. Me ekipin tim kam marrë pjesë në gara të ndryshme që janë organizuar në nivel vendi, përfshirë edhe pjesëmarrjen time si një hendbollistë e re në grumbullimin e kombëtares për grup moshat tona.

Le Canton27.ch: Që kur merreni me hendboll dhe pse e pëlqeve këtë lloj sporti?

Renea Kelani: Me hendboll merrem që nga mosha 11 vjeçare, ku pasioni dhe dëshira ime për këtë sport ka filluar që nga shkolla fillore në të cilën kam treguar rezultatet e para gjatë përfaqësimit të shkollës në gara sportive. Më pastaj kam qenë si e përzgjedhura e shkollës nga arsimtarja ime e edukatës fizike për pjesëmarrje në klub të hendbollit, pasi përveç fizikut tim, gjatësisë sime që atëherë prej mbi 1.83cm, dhe shkathtësive të mia si sportiste që ka vërejtur ajo, kam filluar me stërvitje në klubin e kryeqytetit Prishtina. Që nga ajo kohë vazhdojë të përfaqësoj këtë klub, me pjesëmarrje në gara në ligën e hendbollit si dhe siq e kam potencuar kam marrë pjesë në grumbullimet të cilat janë organizuar nga kombëtarja e hendbollit të Kosovës. Pasioni dhe dëshira ime për sportin vazhdon të rritet ç’do ditë, fiziku im e në veçanti gjatësia ime më jep përparësi që të zgjedh në disa sporte si basketbolli e volejbolli ku edhe kam pasur oferta, por unë kam filluar me hendboll dhe dëshirojë që të vazhdoj karrierën time aty.

Renea Kelani: Dua të jem një mjeke profesioniste diku në Kosovë apo Evropë, apo të jem një sportiste hendbolli që përfaqësojë ndonjë klub pse jo të Zvicrës,

Le Canton27.ch: Kemi dëgjuar se jeni edhe nxënëse e mire, në cilën shkollë dhe klasë ndjek mësimet dhe si ia del që paralel t’i mbash dyja me sukses?  

Renea Kelani: Edukimi, mësimi janë ato të cilat bëjnë një person të jetë i mirë dhe të ketë suksese në jetë, andaj unë jam e përkushtuar që edukimin dhe mësimin ta kamë si primare, pasi pa edukim nuk mund të jem as edhe sportiste e mirë. Duke pasur parasysh se krahas mësimit dhe zhvillimit profesional është e vështirë ta mbash edhe sportin në nivelin më të lartë, por kur kesh vullnetin, dëshirën dhe përkushtimin në maksimum për të dyja, atëherë arrin të balancosh kohën dhe ti kesh të dyja. Siç e kam cekur jam një nxënëse e shkollës së mesme e mjekësisë si teknike dentare, mundohem që me ç’do kusht  të mos e le pas dore shkollimin, për shkak se shkollimi luan rol jetik në jetën tonë, por gjithashtu edhe sporti është një pasion dhe hobi shume i mirë për jetën, andaj do të mundohem me ç’do kusht që të kem orare të caktuara për të dyja njëkohësisht dhe të mos e anashkaloj asnjërën aspak.

Le Canton27.ch: Pas 5-6 vitesh ku e sheh Renea veten, diku ne Evrope, mjeke specialiste apo një hendbollistë e njohur në Zvicër?  

Renea Kelani: Dua dhe shpresoj se pas 5-6 vite ta kem përfunduar shkollimin me sukses si dhe të jem ende duke ndjekur e realizuar ëndrrën time, si dhe duke plotësuar synimet e mia në shërbim ndaj qytetarëve e përfaqësim të shtetit të Republikës së Kosovës. Është e vështirë për mua tani të përcaktojë veten mes mjekes apo hendbollistës, por  pse jo në cilën do që fati do të më qojë, dua të jem një mjeke profesioniste diku në Kosovë apo Evropë, apo të jem një sportiste hendbolli që përfaqësojë ndonjë klub pse jo të Zvicrës, ndërsa si përfaqësuese e shtetit do të doja ta përfaqësoj kombëtaren e hendbollit të Republikës së Kosovës.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...