0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Shefi i OKB-së uron presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të hënën uroi, Joe Biden, për fitoren e presidencës së SHBA-së dhe popullin amerikan për një « ushtrim të demokracisë ».

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris po vazhdojnë të marrin urime nga liderë të ndryshëm botërorë pavarësisht faktit se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka pranuar humbjen dhe po i konteston zgjedhjet.

« Ai (Guterres) përgëzon presidentin e zgjedhur dhe zëvendëspresidentin e zgjedhur dhe riafirmon se partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara është një shtyllë thelbësore e bashkëpunimit ndërkombëtar të nevojshëm për të adresuar sfidat dramatike me të cilat përballet bota sot », tha zëdhënësi i Guterresit, Stephane Dujarric, përmes një deklarate, pa i përmendur me emër, Joe Biden dhe Kamala Harris.

Dujarric nuk shpjegoi pse Guterres priti dy ditë për të bërë urimin e tij

Diplomatët që folën për AFP në kushte anonimiteti thanë se Guterres, mandati i të cilit mbaron në fund të vitit 2021, nuk po planifikonte të kërkonte një mandat të dytë nëse Trump do të rizgjidhej president.

Nga e shtuna, dhjetra udhëheqës botërorë dhe krerë të organizatave ndërkombëtare i shprehën urimet e tyre për Biden dhe Harris.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili ishte një nga udhëheqësit e parë botërorë që uroi Bidenin pasi u shpall fitues i zgjedhjeve amerikane më 7 nëntor, foli me presidentin e zgjedhur në telefon më 9 nëntor.

« Ne kemi punuar me njëri-tjetrin më parë dhe jemi gati të trajtojmë sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen dy vendet tona », shkroi Trudeau në Twitter. Ai tha se kishin diskutuar për pandeminë e koronavirusit, ndryshimin e klimës dhe marrëdhëniet me Kinën.

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, nuk e ka pranuar ende rezultatin zgjedhor dhe ka filluar procese gjyqësore në një përpjekje për të ndryshuar rezultatin.

Udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Brazilit dhe Turqisë ende nuk e kanë uruar presidentin e zgjedhur Biden.

Kina, Rusia dhe Brazili kanë thënë se do të presin derisa të zgjidhen sfidat ligjore në SHBA që lidhen me zgjedhjet.

Statement attributable to the Spokesperson for the Secretary-General – on the U.S. elections 

The Secretary-General congratulates the American people for a vibrant exercise of democracy in their country’s elections last week. 

He congratulates the President-elect and Vice President-elect and reaffirms that the partnership between the United States and the United Nations is an essential pillar of the international cooperation needed to address the dramatic challenges facing the world today. 

Derniers articles