21.2 C
Berne
dimanche 1/06/2025

Raporti i OKB-së: Numri i personave të zhvendosur në mbarë botën arrin një nivel rekord

Gjnvë, 14 maj -Numri i personave të zhvendosur brenda vendit në mbarë botën arriti një rekord prej 83.4 milionësh deri në fund të vitit 2024, sipas një raporti vjetor nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme (IDMC) dhe Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC), i botuar në Gjenevë, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Sipas raportit, konfliktet në Sudan dhe Rripin e Gazës, si dhe fatkeqësitë natyrore, kanë kontribuar ndjeshëm në këtë rritje, raportoi Ansa.

Në gjashtë vitet e fundit, numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me 50 përqind, tha studimi.

Shifra e re është ekuivalente me popullsinë e Gjermanisë dhe përfaqëson një rritje nga 75.9 milionë të zhvendosur në fund të vitit 2023.

Derniers articles