Bernë, 5 janar -Qeveria e Zvicrës ka vendosur të ngrijë me efekt të menjëhershëm pasuritë e mbajtura nga presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, si dhe nga “persona të tjerë të lidhur me të”. Te njejën gje Zvicra e kishte bere edhe kryekasapin e ballkanit deh diktorine fundit ne Evropë Slobodan Miloshevic ne vitin 1999 (L’Office fédéral de la police (OFP) a ordonné mercredi le gel immédiat des avoirs que le président yougoslave Slobodan Milosevic pourrait posséder en Suisse) raporton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Sipas autoriteteve zvicerane, masa është marrë për të parandaluar nxjerrjen e mundshme të këtyre pasurive jashtë vendit. Zvicra thekson se, nëse procedurat e ardhshme ligjore vërtetojnë se pasuritë janë përfituar në mënyrë të paligjshme, ajo do të ndërmarrë hapa për t’ia kthyer ato popullit venezuelian.
Zvicra ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës që nga viti 2018, të cilat përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalime udhëtimi për 54 individë të lidhur me regjimin e Karakasit.
Ende nuk është e qartë se çfarë pasurie konkrete mban Maduro në Zvicër. Megjithatë, një raport i vitit 2021 i publikuar nga një gazetë zvicerane, bazuar në dokumente të rrjedhura, pretendonte se prokurorët zviceranë kishin identifikuar llogari bankare me rreth 10 miliardë dollarë, të cilat dyshohet se mund të kenë ardhur nga fonde publike të përvetësuara në Venezuelë.
Vendimi për ngrirjen e pasurive hyn në fuqi sot dhe do të mbetet i vlefshëm për një periudhë katërvjeçare, deri në një njoftim të mëtejshëm nga autoritetet zvicerane.

