Berlin, 26 shtator -Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) ka fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel, njefton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar mediave gjermane.
Social Demokratët siguruan 25.7% të votave, ndërsa blloku konservator që është aktualisht në pushtet , CDU/CSU fitoi 24.1%. Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8% të votave.
Kreu i Social Demokratëve, Olaf Scholz, tha më herët se partia e tij kishte një mandat të qartë për të drejtuar Gjermaninë. Por për të krijuar qeverinë, tashmë duhet të ketë marrëveshje koalicioni dhe kjo pritet të ndodhë gjatë muajve në vijim, ndërkohë që deri sa të krijohet qeveria e re Kancelarja Merkel do të vijojë të drejtojë Gjermaninë. Detyra e pasardhësit është të udhëheqë ekonominë kryesore të Evropës gjatë katër viteve të ardhshme, me ndryshimet klimatike në krye të axhendës së votuesve.