11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Lufta në Ukrainë: OKB-ja nuk e përjashton mundësinë e një lufte bërthamore

Gjenevë/ONU, 4 tetor -Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nuk e përjashton më mundësinë e një lufte bërthamore, duke pasur parasysh shpalosjen e luftës në Ukrainë, njofton gazeta zvicrane Le Canton27.ch nga Gjeneva.

Fakti që forcat bërthamore ruse janë në gatishmëri të lartë është « një zhvillim i tmerrshëm », tha ai në Nju Jork të hënën. “Perspektiva e një konflikti bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është ndër mundësitë”, shtoi Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së drejtoi gishtin nga Rusia. « Shumica dërrmuese e viktimave civile dhe shkatërrimi i infrastrukturës u shkaktuan nga forcat e armatosura ruse, » tha ai. Guterres nuk favorizon një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pasi kjo do të çonte në një përshkallëzim në konflikt global, tha ai.

Derniers articles