Siq e thash dite me pare, ketu nuk ka mbetur me fjale. Putin si Milisevici nuk eshte i dialogut, ai njen vetem gjuhen e forces!
Frika për një pushtim rus të Ukrainës është në rritje e siper. Pritet drita jeshile nga Uashingtoni qe Amerika t’i mshoj Rusise per tja bere havane kuq Moskes si dikur Beogradit (1999)
Ja cfare thote Blinken, pse refuzoi ta takoj ministrin rus ne Gjeneve:
Javën e kaluar, unë rashë dakord të takoj ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov këtë javë, më 24 shkurt, për të diskutuar shqetësimet përkatëse të vendit tonë për sigurinë evropiane. Por vetëm nëse Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën.
Tani që shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj me shumicë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim në këtë moment. Unë u konsultova me aleatët dhe partnerët tanë. Të gjithë janë dakord. Sot i dërgova ministrit të Jashtëm Lavrov një letër duke e informuar për këtë”, deklaroi Blinken gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Njoftimi i Blinken vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njohu dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainë si të pavarura dhe njoftoi se do të vendoste forca “paqeruajtëse” atje.