13.6 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Forcat ruse zbrapsen…Ukraina rimerr të gjithë rajonin e Kievit

Rusët largohen nga aeroporti afër Kievit, Zelensky tregon katastrofën që po lë pas Rusia – SHBA premton më shumë armëRusia akuzohet se ka lënë mina rreth shtëpive dhe kufomaveBoris Johnson bisedë me Zelensky, flasin për zbrapsjen e ushtrisë pushtuese ruse

Zelensky paralajmëron se Rusia synon të pushtojë lindjen dhe jugun e UkrainësKy është plani i radhës i Rusisë për të pushtuar UkrainënZhvillimet e fundit në UkrainëZonat kyçe afër Kievit të rimarra nga ukrainasitMijëra ukrainas u evakuuan nga qytetet ku po luftohet

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka biseduar të shtunën në mbrëmje përsëri me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, të cilin e ka përgëzuar për për zmbrapsjen e ushtrisë pushtuese të Rusisë.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të rrisë mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për Ukrainën, shkruan Sky news, përcjell « Bota sot ».

Johson tha do të vendos menjëherë sanksione të reja ndaj Rusisë derisa trupat ruse të jenë në territorin ukrainas.

Këtë mbrëmje fola me Presidentin Zelenskyy. I përgëzova forcat e tij të armatosura të guximshme për zmbrapsjen e ushtrisë pushtuese të Rusisë, por duke njohur sfidat e mëdha me të cilat përballen dhe vuajtjet e tmerrshme që po u shkaktohen civilëve të Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të rrisë mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, duke përfshirë shtimin e mëtejshëm të sanksioneve për të rritur presionin ekonomik mbi makinën luftarake të Putinit, për sa kohë që trupat ruse mbeten në territorin ukrainas”,tha Johnson.

 

Derniers articles