22.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Erdogan i qon selam Putinit: Terhiqe njohjen e Ukraines Lindore. Për ne dhe aleatet tane jane te papranueshme!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se njohja e rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore nga ana e Rusisë është e papranueshme.

Duke folur nga Afrika ku qëndron në një turne ku do vizitojë tre vende, presidenti Erdoğan u bëri thirrje gjithashtu palëve që të udhëhiqen nga mendja e shëndoshë dhe ligjit ndërkombëtar në vazhdën e lëvizjeve të fundit të Rusisë, duke përfshirë dërgimin e trupave në Ukrainën lindore.

Presidenti turk u shpreh se duke qenë se Turqia është një vend me dalje në Detin e Zi, nevojiten shumë masa për situatën në Ukrainë e cila gjithashtu është një vend me dalje në Detin e Zi, duke shtuar se tashmë po merren masa të tilla.

Erdoğan shtoi se për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Turqia është gjithashtu e gatshme të marrë pjesë në një samit të përbashkët të Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me Gjermaninë, siç propozohet nga Ukraina, nëse vendet e tjera bien dakord.

Derniers articles