11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Erdogan i «Bayraktar» do te takoj presidentin rus Putin

Berne, 13 korrik -Presidentët e Rusisë, Turqisë do të takohen më 19 korrik në Teheran për një samit mbi Sirinë dhe bisedimet dypalëshe, njoftoi Kremlini të martën, raportin gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Vladimir Putin do të udhëtojë jashtë vendit për herë të dytë që nga fillimi i ofensivës së tij në Ukrainë në fund të shkurtit. Presidenti rus po planifikon një vizitë në Teheran më 19 korrik, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Putin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësi iranian Ebrahim Raisi do të marrin pjesë në « një takim të krerëve të shteteve garantues të procesit të paqes » në Siri, tha Peskov.

“Përveç këtij takimi trepalësh, në të njëjtën ditë do të ketë edhe një takim dypalësh me Erdoganin”, vazhdoi Peskov, pa dhënë detaje. Bisedimet që përfshijnë Turqinë janë duke u zhvilluar për të lejuar eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Rusia, Turqia dhe Irani janë tre lojtarët kryesorë në konfliktin që ka shkatërruar Sirinë që nga viti 2011. Në vitin 2017 nisën të ashtuquajturin procesi i Astanës, i cili zyrtarisht synonte të sillte paqen në këtë vend. Njoftimi i samitit javën e ardhshme vjen një ditë pas një marrëveshjeje në OKB për zgjatjen për gjashtë muaj të një mekanizmi ndihme ndërkufitare për Sirinë, rinovimin e të cilit Moska fillimisht e kishte bllokuar.

Derniers articles