11.1 C
Berne
samedi 19/10/2024

Biden ja mbledhe bete Putinin! Ja çfarë vendimi i rëndësishëm i Uashingtonit do të ndermarrë kunder Rusisë “në orët e ardhshme”

Shtëpia e Bardhë pritet të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë në orët e ardhshme, këtë e bëri të ditur një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë kombëtar, shkruan CCN, transmeton Le Canton27.ch

“Gjatë ditës së sotme, Shtetet e Bashkuara do të kenë njoftime të rëndësishme, duke përfshirë sanksionet që ne do të vendosim si kundërpërgjigje ndaj asaj që bëri Rusia dje”, tha zëvendës-këshilltari i sigurisë kombëtare Jon Finer gjatë një paraqitjeje në NBC.

Ai gjithashtu dha më shumë detaje mbi njoftimet e sanksioneve shtesë që do të vijnë gjatë ditës së sotme.

« Nëse Rusia ndërmerr veprime të mëtejshme, do të ketë pasoja të mëtejshme të rëndësishme dhe të rënda që mund t’i vendosim nëpërmjet sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë ndihmën e sigurisë për ukrainasit, me qëllim për t’i ndihmuar ata të mbrohen”, tha Finer, duke shtuar se SHBA mbetet e hapur ndaj diplomacisë.

Derniers articles