-3.2 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Në Amerikë hapet shkolla për t’u mësuar fëmijëve shqipen dhe historinë tonë kombëtare

QUEENS NY : E diela e 7 janarit ishte mjaft e veçantë për komunitetin shqiptar në Queens të Nju Jork-ut, pasi u inaugurua shkolla “Fol Shqip”. Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe, njfotn gazeta

Iniciativën për këtë nismë e mori “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar me origjinë nga fshati Besa në Mal të Zi.

Por në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të shoqatës « Besi », Mirsad Hasanaj u shpreh se « për shumë vite dhe deri sot, banorëve të viseve shqiptare në Mal të Zi dhe bashkë me të edhe fshatit Besë, i ishte ndaluar shkollimi në gjuhën shqipe. Gjenerata të tëra kaluan me një dëshirë të tillë, por kurrë nuk arritën ta realizojnë, sepse regjimi jugosllav për shkaqe të asimilimit nuk e lejonte një gjë të tillë. »

Iniciativa e tyre është përshëndetur nga qindra – mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe njëkohësisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri dhe Ministria e Diasporës./Nga Shoqata « Besi »/

Derniers articles