Londër, 24 nentor -Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij për takime me diasporën shqiptare, sot po qëndron në Londër. Atje ai pritet të mbajë fjalim para qindra-mijëra simpatizantëve që janë mbledhur me flamuj kombëtarë për ta pritur kryeministrin shqiptar.
Por jashtë sallës ku mbahet takimi, opozita ka përgatitur protestë kundër Ramës.
“Ju që rrini në radhë për të takuar kriminelin Rama, nuk jeni shqiptarë. Shqiptarët e vërtetë janë këtu që protestojnë kundër një narkoregjimi. Hajdeni këtu, bashkohuni me shqiptarët!”. Këto kanë disa nga thirrjet e shqiptarëve opozitarë ndaj qeverisë Rama.
Rama në Londër « persona non grata », pritet me protesta nga shqipatrët. Emigrantët: Cka po lyp ketu, dje na përzure, tash mos po don votën, ja vota per ty(protestuesti shipatre i tregoje gishtine mesem Ramës dhe partizaneve te tij), shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Demokratët kundërshtojnë takimin e Ramës me diasporën në Londër, pasi sipas tyre, ai është shkaktari i largimit të shqiptarëve nga vendi. Në një lidhje për A2, kreu i PD-së së Londrës, Shkëlzen Rustemaj, e cilësoi përndjekje dhe intimidim takimin e kryeministrit me bashkatdhetarët