Shkruan: Skender SALIHI
Deputet
Operacioni “Papirus”: ky i fundit u bazua në një proces normalizimi të gjendjes së personave pa dokumente, me një sërë masash për të luftuar punën e padeklaruar, shfrytëzimin dhe uljen e pagave.
Qershorin e kaluar kam bërë një mocion (M 2931) me titull “Që administrata të respektojë fjalën e dhënë”.
Në të vërtetë, disa mosfunksionime janë zbuluar nga media, duke cenuar dinjitetin e njerëzve në fjalë. Gjithashtu, disa personave iu refuzuan aplikimet në bazë të një vendimi të kontestuar, edhe pse i plotësonin kriteret e pranimit.
Kështu, ky mocion fton Këshillin e Shtetit të rregullojë një herë e mirë situatën e atyre pak personave që kanë mbetur që janë deklaruar në administratë dhe që kanë mundur të tregojnë se kanë respektuar kriteret për dhënien e autorizimit të vendosjes në territor.
Gjithashtu, propozohet mandatimi i zyrtarëve të kualifikuar shtetëror për të mbështetur shërbimet kompetente në shqyrtimin e këtyre kërkesave.
Shumë njerëz janë ende në pritje të një vendimi.