17.5 C
Berne
dimanche 8/09/2024

Kryetari i AAK-së në Bavari të Republikës së Gjermanisë z.Selim Hoti: Mërgata jonë sy e veshë i ka kah Kosova, jem te gatshëm t’i dalim zot atdheut, kur ajo ta kërkon!

Intervistë me kryetarin e AAK-së, për degën në Bavari të Republikës së Gjermanisë z.Selim Hoti

« Kam qenë ushtar i UÇK-së dhe me formimin e AAK-së jam rreshtuar në radhët e saja, ku për disa vite kam qenë kryetar i AAK-së në fshatin Polluzhë të Rahovecit. Është nderë dhe kënaqësi për mua të jem krah si dikur në luftë me komandantin e UÇK-së për rrafshin e Dukagjinit z. Ramush Haradiunaj. E sot në paqe duhet mbështetur vizionin e liderit tonë z. Haradinaj… » ka thenë fillimisht kryetari i AAK-së, për degën në Bavari të Republikës së Gjermanisë z.Selim Hoti ne intevristen për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Hoti: Kryetarit të AAK-së për Gjermani z. Ukë Blakaj është një aktivistë i palodhur, djalë dëshmori i UÇK-së i cili ne cdo tubim na prinë!

  • z.Hoti, meqë jemi në ditët e çlirimit të Republikës së Kosovës, 25 vjetorin , si pritet kjo ditë dhe çfarë kuptimi ka për diasporën?

Selim Hoti: Është një ditë e veçantë për gjithë popullin tonë dhe falë dëshmorëve të UÇK-së, veteranëve dhe invalidëve të luftës sot ne e gëzojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Andaj respekti dhe lavdia u takon dëshmorëve , martirëve të kombit dhe të gjithë atyre që kontribuan në forma të ndryshme për çlirimin e vendit tonë.

  • Jemi dëshmitar se të gjitha patrit politike janë aktivizuar në diasporë, por si qëndron AAK-ja në Gjermani?

Selim Hoti: Në vitin 2003 kam ardhur në Gjermani, thuajse menjëherë pas luftës edhe pse se kisha menduar më parë largimin, por që nganjëherë edhe jashtë vullnetit detyrohesh të veprosh, kjo është jeta. Unë kam qenë ushtar i UÇK-së dhe me formimin e AAK-së jam rreshtuar në radhët e saja, ku për disa vite kam qenë kryetar i AAK-së në fshatin Polluzhë të Rahovecit. Është nderë dhe kënaqësi për mua të jem krah si dikur në luftë me komandantin e UÇK-së për rrafshin e Dukagjinit z. Ramush Haradiunaj. E sot në paqe duhet mbështetur vizionin e liderit tonë z. Haradinaj.

  • Para disa dite ishit për vizitë në degën tuaj z. Haradinaj, me bashkëpunëtor. Sa ishte interesimi i Bashkatdhetarëve?

Selim Hoti:  Më 11 shkurt të vitit 2023 janë bërë përgatitjet për ta formuar degën e AAK-së në Bavari, ku mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj bashkiniciatorët e mi për themelimin e kësaj nëndege z. Lah Ibrahimaj, kryetarin e Rahovecit, Smail Latifi, kryetarin e AAK-së për Gjermani z. Ukë Blakaj dhe Besnik Panxhaj. Ndërsa më datën 26 shkurt të vitit 2023 është themelua dega për Bavari, ku prezent ishte edhe kryetari AAK z. Ramush Haradinaj me deputetët dhe kryetarët e komunave të AAK-së. Që nga ajo kohë kur unë u zgjodha kryetar i kësaj nëndege, aktivitetin tonë e kemi shtri në strukturat tona të AAK-ës, pothuajse në gjithë Bavarinë. Falë angazhimit të kryesisë së degës e cila më ka përkrahur, sepse pa përkrahjen e tyre do të kisha të pamundur të realizoja gjithë këtë suksese të formimit të nëndegëve. Por, në mënyrë të veçantë dua ta falënderoj anëtarët e kryesisë së degës për Bavari: Besnik Panxhaj, Fatmir Qufaj, Selim Ukaj, Mehmet Klinaku, Fatlind Malaj, Imer Bajramaj, Misin Qufaj, Metë Aliaj, Ali Kurtaj, Ramadan Gashi, Besim Zenjna, Nexhdet Morina, Blerim Zenjna dhe Dardan Kuqi. Po ashtu përkrahjen e kryetarit të AAK-së për Gjermani z. Ukë Blakaj, i cili me të vërtetë është një aktivistë i palodhur, djalë dëshmori i UÇK-së i cili ka qenë i pranishëm në të gjitha aktivitetet tona, gjë që e falënderoj.

  • Z. Hoti, sa jeni inkuadruar direkt në hapjen e klasave në shkollën shqipe për Nyrnberg me rrethinë?

Selim Hoti: Si koordinator regjional për pjesën e Franken sepse vetëm kështu fëmijët tonë në mërgatë mund ta ruajnë identitetin tonë kombëtar dhe ta shmangin asimilimin. Me përgjegjësi e them se ADN-ja e një kombi është gjuha. Ne jemi krenar që fëmijët tanë po e mësojnë gjuhën shqipe, gjuhen nga më të vjetra të Evropës e më tutje.

  • Nëse situata në Kosovë eskalon me luftë, si do të përgjigjeni ju si mërgatë?

Selim Hoti:  Mërgata jonë është e gatshme kurdoherë, dua të theksoj me krenari se në vitin 1999 e kemi fituar luftën, fal djemve dhe vajzave më të mirë të Kosovës, të UÇK-së, të cilët në bashkëpunim me aleatët tonë NATO-n, në krye me ShBA-në arritëm qëllimin, çlirimin e Kosovës. Kjo luftë besoj se më nuk mund të ndodhë, për arsye se tashmë jemi më të fortë dhe më të përgatitur, ngaqë e kemi FSK-në, policin dhe i kemi mekanizmat shtetëror të Kosovës.Pajtohem se pa ndihme e NATO-s dhe partnerit kryesor të popullit shqiptar ShBAT-ë do ta kishim më të vështirë çlirimin. Por fal tyre dhe luftës së drejtë dhe të guximshme të UÇK-së, sot e gëzojmë lirinë. Bindshëm e them se tashmë është shumë më ndryshe, sepse kemi FSK-ë policin dhe mekanizmat shtetëror, të cilët dinë ta menaxhojnë situatën, në çfarëdo rrethana çofshin ato. E sa i përket mërgatës, mërgata jonë është kurdoherë e gatshme, padallim feje e partie t’i dalim në mbrojtje atdheut, kur ajo ta kërkon. Këtë ia kemi për obligim shtetit dhe kombit tonë, gjakut dhe amanetit të dëshmorëve që u flijua për lirin që sot e gëzojmë ne falë tyre, por atdheun, lirin duhet ta ruaj se është amaneti i heronjve, e cila është fituar me gjak dhe për fund ju falënderoj që më keni përzgjedhur për intervistë!

Derniers articles