18.2 C
Berne
samedi 20/07/2024

Kreu i PDK-së ka shënuar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Aargau. Gjatë këtij manifestimi, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se mërgimtarët janë shtylla e kombit dhe e shtetit tonë, edhe pse të shpërndarë në mbarë globin.

Në manifestimin e organizuar nga Dega e PDK-së në Zvicër për 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte këmaqësi që mes miqve të mi Elmi Reçica, Ramiz Lladrovci, Bajrush Xhemajli, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Blerta Deliu, Vlora Çitaku, Ragip Xhaka, Bardhyl Mahmuti dhe veprimtarë të tjerë të shijojmë programin artistik të Hysni Klinakut, Ansamblit « Shota » ( ku shkëlqyen fëmijët e atdhetarit të shquar Agron Bajrami -Shkëndia dhe Valoni- si dhe grupi « Nipat e Sefë Mleçanit » (dy djemtë e heroit të Kosovës, Beqir Gashi- Ismeti dhe Shpejtimi – si dhe Sefë Brahim Gashi), njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Aargau. Gjatë këtij manifestimi, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se mërgimtarët janë shtylla e kombit dhe e shtetit tonë, edhe pse të shpërndarë në mbarë globin.

Ragip Xhaka: Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër tha se puna drejt rritjes dhe fuqizimit të PDK-së do të vazhdojë me përkushtim gjatë gjithë kohës

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.Xhaka tregoi se prej që është organizuar shtrirja e PDK-së nëpër kantonet zvicerane, me mijëra bashkëatdhetarë i janë bashkuar vizionit të PDK-së.

Sot, unë qëndrojë me krenari përkrah emigrantëve tonë të suksesshëm në çdo cep të botës

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër tha se puna drejt rritjes dhe fuqizimit të PDK-së do të vazhdojë me përkushtim gjatë gjithë kohës, andaj edhe i ftoi të gjithë mërgimtarët që të bëhen pjesë e rrugëtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në Kosovë.

“Edhe pse larg atdheut, ju keni sakrifikuar gjithçka për të mbajtur gjallë ëndrrën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.  Sot, unë qëndrojë me krenari përkrah emigrantëve tonë të suksesshëm në çdo cep të botës – individëve që i kanë sjellë nder dhe lavdi emrit të Kosovës dhe kombit shqiptar përmes punës se paepur dhe suksesit maksimal. Të gjithë, pa përjashtim, me mburrje thonë se janë nga Kosova: nga Granit e Taulant Xhaka, Xherdan Shaqiri e deri te Dua Lipa dhe Rita Ora. Kjo është krenari dhe këtë askush nuk mund të na e marrë”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte ftuar nga Xhaka në këtë manifestim, ka thënë se mërgata jonë, ka qenë promotor i ndryshimeve pozitive përgjatë një shekulli e gjysmë, kujto këtu shoqatat kulturore shqiptare që sollën vlerat e qytetërimit – abetaren e parë, fjalorët e parë e deri te pavarësia e Shqipërisë. Me nderim kujtojmë mërgatën pas vitit 1981, kontributin për çlirim, shtetformim e shtetndërtim.

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër tha se puna drejt rritjes dhe fuqizimit të PDK-së do të vazhdojë me përkushtim gjatë gjithë kohës, andaj edhe i ftoi të gjithë mërgimtarët që të bëhen pjesë e rrugëtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në Kosovë.

Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte ftuar nga Xhaka në këtë manifestim, ka thënë se mërgata jonë, ka qenë promotor i ndryshimeve pozitive përgjatë një shekulli e gjysmë, kujto këtu shoqatat kulturore shqiptare që sollën vlerat e qytetërimit – abetaren e parë, fjalorët e parë e deri te pavarësia e Shqipërisë. Me nderim kujtojmë mërgatën pas vitit 1981, kontributin për çlirim, shtetformim e shtetndërtim.

Lladrovci duke e falënderuar Ragip Xhaken, drejtuesit dhe anëtarë të degës së PDK-së në Zvicër për mikpritjen dhe organizimin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës nder tjera ka thene se  “Mërgata me dekada solli dritë në atdhe, ndërsa sot, ajo i kontribuon qëndrueshmërisë ekonomike duke financuar familjet, biznesin dhe investimet. PDK si konstantë e shtetit, pas shpalljes së Pavarësisë, e mënjanoi nga agjenda organizimin politik në mërgatë. Këtë vakum të informimit dhe organizimit politik në mërgatë, disa e devijuan të vërtetën, informacionin për Kosovën dhe të arriturat e sajë si storje suksesi. Sot, më shumë se kurrë, fuqizimi i PDK-së në mërgatë është mision dhe detyrim përballë keqinformimit për Kosovën”, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

 

 

 

Derniers articles