Një çift nga Shqipëria ehste arrestua të hënën në Zvicër. Ata ishin shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Italial, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise (ZH) kantonale.
Ngjarja ndodhi në Weiningen, njoftoi Policia Kantonale e Zurichut. Zyrtarët policorë, vunë re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse.
Kur i kontrolluan të dyshuarit dhe automjetin e tyre, nuk arritën që t’i identifikonin. Për këtë arsye policia i dërgoi në stacion.
Kur ata u legjitimuan, më pas rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar 44-vjeçar dhe një shtetase shqiptare 38-vjeçare, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Policia e Zurichut njoftoi se të dy ishin të arratisur nga një burg.