Bernë, 28 shkurt -Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë Kosovës, Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Ermal Dredha , mori pjesë në dy mbrëmje solemne të organizuara në Zvicër nga Konsullatat e Kosovës në Zyrih dhe në Gjenevë. Konsullatat përkatëse, organizuan dy mbrëmje solemne për diasporën shqiptare dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane, duke e shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm me koncerte të nivelit të lartë artistik, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Në Zyrih, publiku pati kënaqësinë të përjetojë një mbrëmje të veçantë me këngëtaren e njohur ndërkombëtarisht, znj. Elina Duni, e cila me interpretimin e saj unik krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe reflektuese.
Ne keto festa shtetërore te Shqipërise dhe Kosovës kane prezentuar edhe ambasadorja shqipatre ne OKB znj. Vasilika Hysi, Ilir Nezhaj keshillar nga misoni shqiptar ne OKB, Mentor Latifi, anbasador i RK në Zvicer, znj. Floreta Kabashi konsulente e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë etj, Valon Gashi serketar i pare ne ambasaden shqiptare ne Bernë etj….
Ndërsa në Gjenevë, në sallën prestigjioze Victoria Hall, u zhvillua një koncert madhështor me dy artistë të shquar të skenës ndërkombëtare: tenor Rame Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi, të cilët dhuruan një performancë të shkëlqyer, të pritur me duartrokitje të gjata nga publiku.
Në këto mbrëmje festive morën pjesë personalitete të shumta nga komuniteti shqiptar, përfaqësues të lartë të kantoneve përkatëse, si dhe diplomatë.


