Klaudjo Fregja, i cili jeton dhe vepron në Gjenevën nderkombëtare eshte doktor shkencash ne fushën e ekonomisë, pjesëmarrës i konferencave dhe forumeve te ndryshme boterore sikur ai i Davosit thotë se « Ekonomia, finacat dhe biznesi jane perspektiva e një vendi, qe padyshim e drejton edhe politiken e mirë në favor te qytetarëve. Pa stabilitet ekonomik nuk do ketë as stabilitet politik !.. »
Gjenevë, 16 pril -Klaudio Fregja me seli ne Gjeneve, ndryshe doktor finance eshte njeriu qe pop ju ndihmon mergimtareve ne fushen e ekonomise dhe analizave te tregut. Fregja eshte i njohur ne Zvcer, sidomos ne kantonin e Gjeneve si nje afarsit dhe veprimitar i shquar i eshte shembul, integrimi dhe suksesi i cili ka marrur pjese ne Konfrenca te ndryshme nderkombetar sikur samiti i njohur ne Zvcër – Forumit Ekonomik Boteror ne Davos etj…
« Deshira per te pasur dicka timen me orientoi ne krijimin e zyres time te keshillimit financiar dhe kontabilitet prej 10 vitesh tashme. Paralelisht me te ideja per tu bere nje sipermarres ne fushen e mobilierit dhe rinovimit u be lajtmotivi i krijimit te General Swiss Service Sarl qe prej 5 vitesh tashme… » thjote z.Fregja fillimisht ne një interviste dhene gazetës zvcerane në shqip Le Canton27.ch
- Fregjia, fillimisht mund te na flisni per ju, qe sa jeni ne Zvicër, puna e juaj dhe aktivtetet,?
Klaudjo FREGJA: Kam ardhur në Zvicer si student ne vitin 2002. Qe prej asaj here u bera pjese e pandare e studimeve, punes dhe integrimit ne shoqerine gjenoveze. Nga bachelor, master e finalizova shkollimin me titullin doktor shkencash ne fushen e ekonomise dhe analizave te tregut. Kam punuar ne sistemin bankar per shume kohe. Deshira per te pasur dicka timen me orientoi ne krijimin e zyres time te keshillimit financiar dhe kontabilitet prej 10 vitesh tashme. Paralelisht me te ideja per tu bere nje sipermarres ne fushen e mobilierit dhe rinovimit u be lajtmotivi i krijimit te General Swiss Service Sarl qe prej 5 vitesh tashme. Ne operojme ne arredim te brendshem dhe renovation total te ambienteve apartamenteve dhe vilave duke i ofruar klinetit servis komplet kur duan te rinovojne pronat e tyre.
Fregja: Ekonomia, fiancat dhe biznesi jane perspektiva e një vendi, qe padyshim e drejton edhe politiken e mirë në favor te qytetarëve. Pa stabilitet ekonomi nuk do ket as stabilitet politik
- Jeni patron i kompnaise ne Gjenevë Général Swiss Services Sarl. Na thuani shkurt disa fjale, me cfare merret kjo saktesisht ?
Klaudjo FREGJA: GSS u krijua si nje kompani per te dhene sa me shume sherbime ne interior designe per punimet e drurit dhe jo vetem. Donim te ofronim nje game te gjere te arredimit me porosi dhe jo prodhimeve seri.Cdo klient personalizon shtepine e tij sipas kerkesave dhe hapsires qe disponon duke u dhene nje liri te madhe zgjedhjeje ne gamen e gjere te produkteve dhe punimeve qe disponojme me furnitore te cilesive me te medha te kualitetit zvicerian te materialeve.Rruges kuptuam se klient kerkon konfiance dhe do te perqendrohet sa me shume te nje nderrmarje e cila e merr punen nga A-Z ne rinovim dhe ne fund kerkon kenaqesine e arredimit per ta bere qershine mbi torte.Pikerisht kesaj kerksese ju pergjigjem duke marre persiper punimet e ashtuquajtura “Çelsa ne Dore »Ne kryejme gjithe punimet e rinovimit me nje super ekip me eksperience shpejtesi dhe cilesi dhe arredojme ne fund me ndihmen e ekipit me te mire te zdrukthtarise i atashuar nga arkitekti per cdo plan projekt dhe ide perballe klientit.
- Thate se jeni ekonomist dhe doktor i finacave, cfare mund t ju ndihmoni shqiptareve ne Zvicer, ne fushen e biznesit nga hapja e tyre dhe deri tek sukseset ?
Klaudjo FREGJA: E thashe ne fillim un jam nje financier ne sherbim qe prej me shume se 10 vjetesh kam zyren time te keshillimit finaciar -kontabilitet.Sistemi ekonomiko burokratik ne Kantonin e Gjeneves dhe jo vetem kerkon gjithmone figuren e ekonomistit per te mbeshtetur cdo person qe kerkon te hape nje sipermarje apo dhe mbarvajtjen e saj ne vazhdim per te qene sa me korrekt me sistemin zvicerian te administrates qe i perket .Zyra ime ofron sherbim te plote ne kete fushe duke keshilluar dhe kryer gjithe procedurat financare e burokratike per kedo qe do te hidhet ne fushen e sipermarrjes apo dhe persona fizik.Me seriozitet cilesi dhe eksperience qe garanton shpejtesi ne pergjigjen e cdo pyetje apo veshtiresie qe mund te hasin klientet apo sipermarresit.
- Kompania e juaj Général Swiss Services Sarl, sa punëtorë ka dhe cilen jane klientet e juaj dhe a bashlpunoni edhe me zvicerane dhe kompani ne bllkan (Shqipëri e Kosovë) ?
Klaudjo FREGJA: GSS ka nje ekip shume te mire prej 15 personash fix.Te gjithe me eksperiencen ne rolin e tyre ne ekip .Per punime te vecanta kemi ekipe qe i atashohen projekteve te ndryshme.Keshtuqe mund te themi se familja GSS ka nje ekip prej 50 bashkepuntoresh dhe personel .Kam qene gjithmone i idese dhe e kerkoj me insistim qe ekipi GSS eshte si nje familje .Keshtu cdo kush qe punon me ne ndihet ne nje familje ne orarin e punes.Kjo besoj eshte dhe filozofia e krijimit te nje ambiance te mire me kolege e cila ndikon dhe ne rendiment te larte ne pune.Kemi bashkepuntore ne Shqiperi kosove itali dhe shume ne zvicer.
- Me 19 prill ne Gjenevë do te mbahet Forumi shqiptaro-zviceran ku do marrin pjese afarist dhe biznesmen te sfetreve të ndyshme. Jeni ftuar edhe ju ne këte forum, cfare do prezentoni apo flisni nga kontaktet pjsëmarrës me kelegët shqpitare dhe zviceranë?
Klaudjo FREGJA: Po do te jeme ne kete forum. I kishte ardhur koha tashme nje evenimenti te tille. Po flasim per shqipetare te suksesshem tashme te integruar e shkolluar madje edhe te lindur ketu te cilet kane historite e tyre te suksesit ashtu sikurse dhe une qe erdha ketu per studime tash i kam me sh vite jete ketu se ne Shqiperi. Ky takim do jete nje rruge per tu njohur me bashkatdhetare qe operojne ne Zvicer. Kjo ka me sjell vec te mira .Ne do te njohim njeri tjetrin ate çka ne bejme me mire ne fushat tona dhe ti shkembejme ide te bashkepunimit ne gjuhen ame.
- Meqe shqiptaret kane shume nevoje per juve, si biznesmen dhe jurist si mund te ju kontaktojne juve?
Klaudjo FREGJA: Si ekpsert ekonomie dhe keshillimi cdokush qe ka nevoje mund te me kontaktoje ne zyren time e cila ndodhet ne Chene-Bougeries.Chemin de la Fontaine 2 “Cabinet de Conseil Fregja”Ne te njejten adrese ndodhet dhe showroomi i GSS ku cdo kush qe ka nevoje per ne do te gjeje ekspozitorin e mobilerise dhe arkitektin tone te keshillimit ne renovation dhe jo vetem.I mirepresim te gjithe.