12.8 C
Berne
samedi 4/05/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të sallonit të mobileve të prodhuara në Kosovë

Cyrih, 16 janar –Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të sallonit të mobileve dhe prodhimeve të drurit të prodhuara në Kosovë, të kompanive Mobile Dekor, Shehu L.L.C dhe AMW Interior, biznese këto nga diaspora jonë në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se kjo është dëshmi e qartë e potencialit të cilësive që vijnë nga prodhimet tona, dhe një dritare drejt tregjeve botërore për mobiliet “Made in Kosova”.

“Ne në Kosovë, kemi bërë përparime të jashtëzakonshme në demokraci dhe sundim të ligjit në këto tre vitet e fundit, dhe kjo padyshim që ka frymuar një zhvillim të shpejtë edhe të sektorit privat. Me një renditje nga Freedom House si vendi i tretë në botë për përparim në demokraci, dhe duke i shtuar rezultatet më të mira në vendin tonë prej se jemi çliruar, kemi dëshmuar angazhimin tonë i cili konsiston në kombinimin e zhvillimit ekonomik me progres demokratik”, shtoi kryeministri.

Ai theksoi se edhe përmes luftimit të korrupsionit, kemi ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë e që ka sjellë rritje ekonomike, e sidomos rritje të eksportit dhe të investimeve të huaja. “Është një dëshmi e fortë se demokracia dhe sundimi i ligjit janë çelësi për prosperitetin ekonomik. Kësisoj, për më pak se tri vjet, Republika e Kosovës ka më shumë eksporte, sesa për më shumë se 6 vjet të periudhës paraprake. Kjo tregon se sa dinamik është sektori privat në Kosovë”, u shpreh kryeministri.

Kompanitë tona jo vetëm që prodhojnë mallra me cilësi, por ato janë edhe të afta edhe të qëndrojnë në tregjet ndërkombëtare, e kjo sjell rritje ekonomike, krijon vende pune, por gjithashtu e përmirëson dhe imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë në botë.

Në këtë udhëtim drejt suksesit në tregjet ndërkombëtare, është thelbësore që kompanitë tona të kenë qasje në burimet e duhura dhe ky showroom këtu në Cyrih është veçse fillimi. Ai paraqet jo vetëm produktet tona, por edhe shpirtin e sipërmarrjes dhe punën e palodhshme të popullit tonë.

“Së bashku, me këto e kompani tona e shumë e shumë të tjera, me mbështetjen e qeverisë, dhe me partneritetin tonë me organizata si USAID, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën brenda shtetit e në skenën ndërkombëtare”, përfundoi kryeministri.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...