20.3 C
Berne
jeudi 28/09/2023

Kurti: Beogradi te ndal diskriminimin e shqiptarëve në Luginë dhe pasivizimin e adresave në Medvegjë

Prishtinë, 25 maj -Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke e përcjellë me mjaft shqetesim diskriminimin dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës qe po behet nga ana e regjimit te Beogradit per te bërë spastrime etnike!

“Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë një takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti, çështja e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.

Ai i pati thënë Radios Evropa e Lirë në nëntor të vitit 2020 se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës “Po, ky është një proces që ka filluar para disa vjetësh. Më intensivisht është duke u zbatuar në Medvegjë në shqiptarët që në 99-tën janë larguar dhunshëm nga Medvegja dhe jetojnë në Kosovë, nuk e kanë të rregulluar statusin civil në Kosovë, që do të thotë se akoma janë shtetas edhe me vendbanim në Medvegjë. Por, në kuadër të ligjit për caktimin e vendbanimit po shfrytëzohet një dispozitë e cila thotë se nëse qytetari nuk është duke banuar në vendbanimin që e ka paraqitur, atëherë ai vendbanim pasivizohet. Këtu është fjala për pasivizimin e vendbanimeve”, pati thënë Kamberi.

Kurti shtoi se qytetarëve të cilët iu pasivizohet adresa, mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por ai shprehet se kjo bëhet përmes një procedure të stërzgjatur.

 Ai shprehu edhe shqetësimin që shqiptarët që janë larguar nga Lugina e Preshevës drejt Kosovës që nga viti 1999, nuk e kanë të rregulluar statusin civil as në Kosovë.

Derniers articles

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Zvicra nuk duket aq e urte, nuk eshte duke ndejur “rehat”. Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicër

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...

Aktakuze e re nga Haga per pesë serbe, ne mesin e tyre edhe krimineli Vojisllav Sheshel

Hage, 27 shtator -Sa na ka arritur nje lajm nga Haga. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga burimet e saja, se...

Gazetari nderkombëtar nga Gjeneva: Albin Kurtin duhet me que n’Hage, me dënuar 20 vjet burg!

Bernë, 27 shtator -Pas aksonit te fundit te kriminelve dhe terroristeve serbe te strehuar ne nje kishe ne Kosovë pasuan mbeshtetjet nga komuniteit nderkombërtar...

Behgjet Pacolli i del në krah Albin Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë

Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri. Ai ka thënë se është...