0.2 C
Berne
mardi 28/11/2023

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka arritur ne Berne per nje vizite pune. Do pritet nga presidenti zviceran, nga deputet shqiptare dhe diaspora

Bernë, 22 shtator -Ashtu siq kemi paralajmeruar Kryeministri i Republikes se Kosovës Albin Kurti sot do te zhvilloj nje vizite zyrtare dyditore në Zvicër.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqerohet nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Behet me dije po ashtu se pas takimeve me autoritetey helvetike, sot ne mbremje kryemnistri kosovar do te zhhvilloje nje takim me diasporen si dhe me Kandidatet Shqiptar për Këshillin Nacional tek Ambasada e Kosovës në Bern.

Viziten e z. Kurti na e konfirmuan edhe zyrtaret nga kabineti i presidentit te konfederates zvicerane.

«Presidenti federal Alain Berset do të presë sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Do të diskutohen çështjet aktuale rajonale në Ballkanin Perëndimor si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës…» ka deklaruar per gazeten zvicerane Le Canton27.ch znj. Gianna Blum, Bashkëdrejtues i Komunikimit | Bashkëpërgjegjës për komunikim

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, dite e sa vie Kosova dhe Zvicra po intensifikojnë bashkepunimin dhe marrdheniet e mira mes veti. Kety dy vitet e fundit krerët e shtetit te Kosoves (presidentja, kryeministri, kryeparlamentari si dhe deputete..) kane vizitur Zvicren se paku dhjete here, delegacione keto te pritura nga autoritetet e Konfederates Helvetike ne Berne, Gjeneve apo ne Zurich.

Gjate bisedave te fundit që kemi pasur me autoritetet zvicerane sikur me shefin e diplomacise z.Ignazio Cassis, me znj.Micheline Calmy ashtu edhe me Carlo Sommaruga ata per Le Canton27.ch kane deklaruar se « vizitat e shpeshta Kosovë-Zvcer dhe ansjelltas si dhe takimet e nejpasnjeshme mes autoriteteve kosovare dhe zvicerane deshmojne me se miri miqesine mes dy popujve tanë, duke rikonfirmuar lidhjet tona te ngushta mes Zvicrës dhe Kosovës »

Do perkujtuar se Zvicra eshte nder vendet e para qe njohu pamvaresine e Kosoves me 14 mars 2018. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch konfirmuar nga OFS, aktualisht ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 300.000 shqiptare.
Gjate qendrimit ne Zvicer, Kurti do te takoj edhe mergimtaret shqiptare ne disa kantone. Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch per dallim nga vendet boterore Zvicra eshte bere vendi me i vizitur dhe preferuar nga drejtuesit e shtetit kosovar, madje edhe ai në Shqiperi, qe bëhet sigurisht per te mesuar dhe marrur pervoja te funksionimit te shtetit juridik sidomos modelin e demkracise dhe tolerances qe vendeve te ballkanit pas luftes, ju mungojnë.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...