4.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Ish-ministri i Thacit, Abelard Tahiri me para të shtetit bleu armë të personalizuar

Nga Alberta Hashani (Shqip.com)

Në shkurt të vitit 2011, Hashim Thaçi kishte marrë mandatin e dytë si kryeministër i Kosovës.

Por, si duket në atë kohë rrezikun e kishte vlerësuar tejet të lartë.

Përveç mbrojtjes së afërt, ai kishte furnizuar me armë e municion edhe anëtarët e kabinetit.

Shqip.com ka siguruar dokumentin e prokurimit, në të cilin figuron blerja e tri armëve për stafin politik.

Në mesin e tyre rezulton të jetë ish-shefi i kabinetit, Abelard Tahiri, ish-shefi i stafit Bekim Çollaku dhe Isni Thaçi.

Madje, Tahiri armën e tij e kishte personalizuar, duke shkruar mbi të emrin dhe mbiemrin.

Në një përgjigje për Shqip.com, Tahiri ka thënë se arma ishte blerë në emër të kabinetit, por pa treguar arsyeshmërinë.

“Ajo armë është përdorë prej meje gjatë kohës sa kam qenë shef i kabinetit dhe në momentin kur jon dorëzuar pajisjet që janë përdorë, ai është një aset i zyrës së kryeministri është kthy në zyrën e kryeministrit dhe vazhdon me u përdorë nga zyrtarët e zyrës së kryeministrit.
Me siguri ka pas një vlerësim të rrezikshmërisë së institucioneve”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë, Tahiri nuk ka treguar nëse armën e ka përdorur ndonjëherë.

Njëjtë ka vepruar edhe kur është pyetur rreth personalizimit të armës, duke ditur se e njëjta duhej t’i dorëzohej si aset shtetit.

“Po nuk e di pse e ka bo prodhuesi me ata, është çështje e prodhuesi sepse unë nuk prodhoj armë, ato janë ble direkt prej prodhuesit, pse ka ndodh nuk e di. A kanë pasur të tjerët nuk e di.
Këto janë çështje që nuk të takojnë ty sepse janë institucionet e sigurisë që duhet me e ditë a u përdore a su përdorë”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe nga Tahiri, i cili refuzoi të tregon se kush përveç tij ka mbajtur armë, tregon Qollaku.

Atë botë, ai thotë të jetë pajisur i gjithë kabineti i kryeministrit me armë, siç thotë ai “për nevojat e sigurisë së kryeministrit”.

“Nuk është ble armë për mu, atë kohë është pajis kabineti i kryeministri edhe janë pronë e shtetit dhe përsëri janë në posedim të shtetit. Janë ble armë për nevojat e sigurisë së kryeministrit”.

Por, i pyetur pse është ai në pozitën e shefit të stafit do duhej të luante rolin e mbrojtjes së afërt, Çollaku thotë se ka qenë dhe vetë i kërcënuar.

“Jo vetëm unë, e kanë pas disa persona sepse në atë kohë kam qenë i kërcënuar dhe pastaj kam mbajt armë dhe e kam pas një kohë të caktuar. Armen e mbajt deri në ditën kur nuk kam qenë më zyrtar i shtetit”, ka thënë Çollaku.

Zyra e Kryeministrit: Furnizimi i stafit politik me armë nuk ka bazë ligjore

Përmes një përgjigje me shkrim, Zyra e Kryeministrit ka treguar për Shqip.com se bazuar në rregulloren e Zyrës së Kryeministrit nuk është paraparë asnjëherë armë për stafin politik.

Derisa pajisja e personave fizikë apo juridik me armë zjarri nuk lidhet asnjëherë me ushtrimin e pozitës zyrtare.

“Nuk ka bazë ligjore për blerje te armëve për stafin politik, konkretisht këshilltaret e Kryeministrit apo te ministrave. Rregullorja e aplikueshme Nr. 02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren (QRK) Nr. 04/2021, me të gjitha plotësim ndryshimet e bëra deri tani, asnjëherë nuk ka paraparë armë për këshilltarët politikë. Për më tepër, as Ligji në fuqi për Armë nuk parasheh një gjë të tillë. Rrjedhimisht, nuk ekziston baza ligjore për armëmbajtje të këshilltarëve politikë në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Ligji i lartcekur për Armë rregullon mënyrën e aplikimit për leje për armëmbajtje, ndërmjet tjerash, për personat fizikë dhe ata juridikë. Dhënia apo jo e lejes varet nga organi kompetent. Mirëpo, edhe kjo aplikohet në raste individuale dhe në asnjë mënyrë nuk mund të lidhet me të ushtruarit e detyrës së këshilltarit politik”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit.

Bazuar në këtë përgjigje, Tahiri thotë se nuk ka ligj, por pajisja me armë është bërë bazuar në nivelin e rrezikut.

“Nuk thotë ligji, është rrezikshmëria, nuk është ligji, por rrezikshmëria dhe është leja që e bart institucioni. Ka institucione që e kanë lëshuar lejen dhe e kanë vlerësuar rrezikshmërinë”, tha Tahiri.

Sa armë u blenë në total dhe çka përveç armëve?

Përveç armëve, me po të njëjtën kontratë u blen dhe 20 mijë fishekë.

Tri armë të llojit Glock 17 “Safe Action” kushtuan 1,784.85 euro, një Glock 17 Armourer Kit 639.96 euro, dhe 20 mijë fishekë i kushtuan buxhetit 19 mijë euro.

Në total, kjo faturë kushtoi 21,424.80 euro.

Furnizimi ishte pranuar nga komisioni me 26 maj 2011.

Megjithatë ky nuk ishte rasti i vetëm.

Rreth dy muaj para kësaj blerje, kabineti ishte furnizuar fillimisht me pesë armë të tjera.

Bashkë me pjesët përcjellëse ato kishin kushtuar 19 mijë eurove.

Pranimi i mallit për to ishte bërë me 2 mars 2011.

Derniers articles

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House : Qeveria Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te trashur qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...