20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Lazim Destani sot ne Presheve ne konferencen ekonomike. I gatshem ta ndihmoje Luginën per ta parandaluar eksodin

Presheve, 28 korrik -Neser ne Presheve do te mbahet Konferenca Ekonomike me moton: ,,Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës” nen organizimin e Unioni i Afaristeve Vizioni – Presheve, Medvegje dhe Bujanoc, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Gjithçka është gati për Konferencën Ekonomike, grupet punuese të Unionit Afaristëve Vizioni-PMB.Departamenti për Zhvillim, Departamenti i Bujqsisë, Departamenti i Gruas.. » thone nga organizatoret e konfetences ne fjale ku do marrin pjese pos biznesmene dhe eksperte nga Lugina do te marrin pjese edhe perfaqesues nga Qeveris e Kosoves, si dhe mysafire tjere nga Maqedonia Veriore dhe Shqiperia.

Ne kete konference te pare ze ketj lloji do te merre pjese edhe humanisti dhe filantropi i njohur nderkombetar z.Lazim Destani  i cili ka shprehur gatshmerine per ta ndihmuar Ligunin e Presheves me qellim te zhvillimit ekonomik fhe biznesit per te hapur vende te lira puna per ta parandaluar eksodin

«Ne Lugine kemi angazhuar ekipet tona, tre manaxher te ecologut te lidhin bashkepunim me kompanit ne rajon per qellim per t’i kontribouar proceseve ekonomike dhe zhvillimore ne Luginen e Presheves… » ka thene z.Lazim Destani per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Konferenca Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës” ka për qëllim krijimin dhe promovimin e rrjetit të prodhuesve vendorë me ata ndërkombëtarë si dhe sensibilizimin e gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës.

Vlen të theksohet se në kuadër të kësaj Konference panelist do të jenë ekspert të fushës së bujqësisë, musafirë të Rrjeteve dhe Odave Ekonomike si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Zvicrra, Gjermania, Austria si dhe prodhuesit vendorë.

Bizneset e diasporës që janë të interesuara për pjesmarrje në këtë konferencë mund të lajmërohen në kontakt tel 063522666 ose ne mejlin unioniafaristeve@gmail.com

Konferenca Ekonomike (Debat) do të mbahet më datë 28.07.2023 ditë e Premte në ora 14:00. Lokacioni: Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica, Rruga 15 Nëntori, Nr: 90 në Preshevë.

Derniers articles