8.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle, drejtoreshë e Fedpol, ka intensifkura luftën kundër organizatave kriminale dhe oragnizateve terroriste (ISIS) në Zvicer.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal te Inteligjencës (SRC) në Bernë, qe ka siguruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, aktualisht në Zvicer jane 41 persona qe kercnojne paqen dhe sigurine e brendshem dhe të jashtme në territorin helevtik. Per dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizin sivjet jane dyfishura për 50 % per qind në Zvicër.

« Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave (En Suisse, divers réseaux criminels sont en activité, notamment ceux d’origine slave…) si dhe ato nga Evropa Lindore dhe Juglindore. Ndër hetimet në vazhdim në lidhje me krimin e organizuar, rreth gjashtëdhjetë janë të lidhura me SkyECC… » kane thëne për gazeten zvicerane npe shqip Le Canton27.ch zyrtaret nga Shërbimi Federal i Inteligjencës (SRC) ne Bernë.

« Rreth 45 nga këto hetime janë nën juridiksionin e kantoneve në çështjet e ndjekjes penale dhe 15 nën juridiksionin e autoriteteve të ndjekjes penale të Konfederatës. Për të shmangur kompromentimin e hetimeve, nuk mund të komentojmë më në detaje grupet e përfshira në to… » ka deklaruar sot për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch z.Patrick Jean zedhenes i FEDPOL-it ne Bernë.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa parti zvicrane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën. Por situata ligjore në këtë vend është e qartë: Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Shengen, mund të rifusë kontrollet kufitare, veçanërisht si rezultat i paradnalimit te krimit te organizuar,  incidenteve terroriste ose kërcënimeve tejra, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Shefja e Policisë Federale (FEDPOL) gazetarit shqiptar në Gjenevë: Shqiptarët në Zvicër mbeten problematik, por jo edhe mafiozë
Sa i perket imazhit dhe aktiviteteve kriminale të shqiptareve ne raportin vjetor pak e hiq nuk permenden shqiptaret ne raportin e fundit te FEDPOL-it, cka nenkutpon se kriminaliti i tyre ka rene, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te FEDPOL.

Në biseden e fundit me  shefen e FEDPOL-it znj.Nicoletta della Valle qe kishte redaktori i  gazetes zvicerane  Le Canton27.ch, nder tjera ajo ka thëne se  «Shqiptaret ne Zvicer kane imazh te mire dhe jane shembull integrimi. Por ka edhe persona te atille sikur edhe komunitete tjera nga ballkani ne vendin tone te cilet jane te implikuar ne krimin e organizuar. Policia Federale ka bashkepunim te mire me policine e Kosoves ne luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar..Shqiptaret ne vendi tonë mbeten problematik, por jo edhe mafioz.. »

Nese shikojme raportet e fundit te policive gati te të gjitha kantoneve ne Zvicer, aty pak e hiq nuk permenden shqiptaret qofte për krim te organizuar apo mafias e as për terrorizëm nderkombetar, perfshire ketu edhe lidhjet me islamistet. Bile sipas policisë së Gjenevës dhe raporteve të tjera si dhe autoriteteve zvicerane shqiparet ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi ne kete vend.

Zvicra është gjithashtu një nga tregjet më të mëdha të destinacionit të kokainës në Evropë. Eshte  e dominuar kryesisht nga grupe nga Nigeria, Guinea, Gambia dhe Shqiperia, kane shkruar mediat zvicerane duke shtuar se në Belgjike, banda kriminale nga Italia dhe Shqiperia bejne pastrim parash dhe trafik diamante.
Ritja e terrorizmit dhe krimit te organizuar ne Evrope ka bërë që Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa parti zvicerane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën. Por situata ligjore në këtë vend është e qartë: Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Shengen, mund të rifusë kontrollet kufitare, veçanërisht si rezultat i parandalimit te krimit te organizuar,  incidenteve terroriste ose kërcënimeve tejra, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...