3.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Familja Jashari: Diskriminim dhe hakmarrje e pushtetit te lig ne Skenderaj ndaj nje gruaje shqiptare qe nderkombetarizoi Kosoven ne bote!

Me keqardhje më duhet të flas për keqeverisjen dhe hakmarrjen e këtij pushteti në Skenderaj ndaj qytetarëve, në veçanti individëve që na kanë bërë krenar të gjithëve, siç është znj. Arbnora Fejza Idrizi, e cila është shpallur 3 herë rekordere botërore në gennis, shkruan ne letren e Bekim Hamez Jasharit, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Pas linqimit publik dhe fyerjes që i kishte bërë kohë me parë, duke e quajtur njeri të rrugës, z. Nura tani ka vendosur që të eliminoj nga gara për udhëheqëse të çerdhes “Nëna Zahide”, çerdhe kjo të cilën ky pushtet e kishte lënë në gjendje të mjerueshme dhe për më tepër ua kishte marrë edhe oborrin për t’ia dhënë individëve të afërt me ta.

Në vitin 2021, duke parë nevojën imediate për ndryshime në çerdhen e qytetit, bazuar në ngritjen profesionale, plotësimin e kritereve, sukseset botërore të saj dhe vullnetin e madh për të kontribuar për vendin, znj. Arbnora e pata emëruar u.d drejtore të kësaj çerdhe, të cilën e kishte ndryshuar menjëherë për të mirë dhe kishte menaxhuar shkëlqyeshëm me ta.

Tani pas ndërrimit të pushtetit në Skenderaj, pas hapjes së konkursit, komuna anulon konkursin pasi që nuk kishte aplikuar personi që ata dëshironin ta pranonin si drejtore, kurse në konkursin e dytë, eliminojnë znj. Arbnora nga gara duke rekrutuar dikënd tjetër.

Kjo ishte e pritur, ky është turp për qeverisjen aktuale që një personalitet si Arbnora që ka ngritur imazhin e vendit tonë, që ka ndryshuar për të mirë çerdhen “Nëna Zahide”, të eleminojnë nga mundësia për të vazhduar kontributin e saj në edukimin e drejtë të femijëve tonë.

Ky është një shembull i keq i hakmarrjes politike, nepotizmit dhe keqqeverisjes së pushtetit aktual, të vjedhur e të manipuluar skajshmërisht.

Arbnora nuk ka humbur asgjë nga kjo hakmarrje, humbës janë femijët tonë, çerdhja për të cilën dha aq shumë kontribut.

Ky nuk është rasti i vetëm i nepotizmit të kësaj qeverisje, në fakt njejtë janë duke vepruar në shumë shkolla, brenda komunës dhe çdokund ku ata kanë mundësi, sepse kjo është logjika dhe qëllimi i tyre i vetëm.

Derniers articles

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House : Qeveria Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te trashur qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...