Libri trajton krimet e kryera ndaj popullit shqiptar, me theks të veçantë mbi vuajtjet e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë, duke sjellë rrëfime që sfidojnë harresën dhe kërkojnë drejtësi. Flora Brovina, dëshmitare e drejtpërdrejtë e krimeve të luftës, ndau përvoja tronditëse nga ajo periudhë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për viktimat e pafajshme, rapton RTK, trasnmeton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se “Klithma” është një zë i fuqishëm kundër harresës dhe vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin etik të autores. Ndërkaq, akademiku Pëllumb Xhufi e cilësoi librin si dëshmi të rëndësishme historike mbi vuajtjet dhe rezistencën e popullit shqiptar.

« Është një artefakt një histori, është një vitalitet njerëzor që thotë edhepse jetën e kam të gjymtuar jetën do ta bëjë të bukur”, tha ndërkaq publicisti Aleksandër Çipa.

Autorja Alketa Gashi Fazliu tha se qëllimi i librit është t’u përcillet brezave të rinj e vërteta për krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, duke e cilësuar “Klithma” si një ndërgjegje kolektive që nuk duhet të heshtë. Po ashtu u hap edhe ekspozita  ‘Klithma’ e Alketa Gashi Fazliu.