4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Prof. Dr Anila Kalleshi, dietologe e njohur shqiptare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare që e meriton t’i urohet 8 Marsi me dy duar!

Me rastin e 8 marsit, ditës se Gruas ju prezentojme një kokë gjeniale, një femer te bukur dhe e sukseseve, është kjo: Prof. Dr Anila Kalleshi, Dietologe klinike dhe Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association

A din të ndalet në sukses kjo grua, dietologe dhe nutricioniste klinike e shkëlqyer, bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar, femra shembull që do të donin të isha të gjitha? Kesaj pyetje ne ju përgjigjem meqe flasin sukeseset duaardnuarta tre saj emri i se ciles tahsme ehste i njohur edhe jashta nkufijve te Shqiperisë. Jo, ajo asesi nuk di të ndalet dhe thuajse çdo muaj, arrin diçka më lart. Edhe atëherë kur mendon se, s’ka më ku të shkojë për sukses, Anila Kalleshi tund ndonjë trofe të rëndësishëm profesional, shkruar ne fillim te bisedes gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Anila Kalleshi, tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi prej vitesh është anëtare “Elitë” e EBA dhe për pasojë, ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare

Magazine - Wonder Woman MagZonja e Dietologjisë shqiptare e vleresuar nga Komiteti i Nominimeve SOCRATES, në bashkëpunim me Europe Bussiness Assembly (EBA), me qendër në Oxford, në ceremoninë e përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushës të mjekësisë të të gjithë botës. Ky është evenimenti prestigjoz lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit dhe Anila Kalleshi është vlerësuar pikërisht për arritjet e jashtëzakonshme në Dietologji, me çmimin “Rose of Paracelsus” dhe “BEST MEDICAL PRACTICE” (Praktika më e mirë Mjekësore). Best Medical Practise, kësaj certificate i shtohet edhe më shumë vlera, pasi jepet në bashkëpunim me European Medical Association (EMA, me seli në Bruksel), që është Autoriteti i Kujdesit Shëndetësor që ka besueshmëri maksimale në personat që vlerëson. Ndërsa çmimi “Rose of Paracelsus” është një himn për fuqinë e mendjes, talentin natyral të një njeriu dhe besimin e tij në mrekulli. Ky çmim u jepet klinikave dhe profesionistëve më të mire në botë, profesionalizmi i të cilëve është konfirmuar jo vetëm nga standardet zyrtare, por edhe nga besimi i një klienti. Dhe Anila Kalleshi e ka arritur me “pikët maksimale” këtë mission, duke u nderuar dyfish… Dietologia jonë shqiptare, Anila Kalleshi, tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi prej vitesh është anëtare “Elitë” e EBA dhe për pasojë, ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare që zhvillohen në këtë kuadër. Gjithashtu, gjatë këtyre 24 viteve në Dietologji, ajo ka marrë me dhjetra çmime ndërkombëtare dhe është konfirmuar si autore e suksesshme librash dhe qindra punime të tjera, të fushës së saj. Një vlerë e shtuar më vete dhe e pallogaritshme në numra, janë daljet e saj mediatike në gazeta, revista, televizione, radio, portale etj, që me siguri kanë shkuar mijëra. Pra gjitha keto suksese ishin shkaku qe nga 3 milion gra shqiptare ne ballkan qe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ta zgjdhe pe rinterviste ekskluzive me rastin e 8 Marsit një femer te bukur dhe e sukseseve kjo ështe madame Anila Kalleshi, dietologe e njohur klinike dhe Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association

  •  « Madame Anila Kalleshi, emri i juaj nuk eshte i njohur vetem ne mediat shqiptare, por edhe jashte, meqe e kemi hasur edhe ne mediat boterore si ne ato italiane, amerikane , zvicerane.. Si eshte e mundur ju nuk jeni as kengetare as aktore e as sportiste?

NAME IN SCIENCE” LUZERNE JULY 2017 – Anila Kalleshi OfficialANILA KALLESHI: Emri im është I njohur nderkombtarisht si nje profesioniste e zonja me rezultate shume te mira nē luften kunder mbipeshes dhe obezitetit, si nje autore librash. Duke patur mbi 3000 emisione televizive, mbi 10.000 artikuj nē portale te ndryshme, mbi 405000 followers nē instagram dhe po kaq nē Facebook, certifikime dhe tituj nderkombetar, natyrisht që ndihem mjaft e kompletuar profesionalisht .

  •  Çfarë ju motivon në biznesin tuaj? Si i krijoni idetë e reja në punë? Si ia dilni ne keto momente pandemie te ushtroni profesionin thuaj si dietologe, a keni pengesa apo reduktim te aktiviteteve?

ANILA KALLESHI: Çdo ditë marr pafund mesazhe falenderuese nga personat që u kam ofruar ndihmen time profesionale, dhe padyshim ky eshte nje motiv per te mos me ndaluar nē asnje cast. Pandemia ka qene nje periudhe mjaft e veshtire per gjithe boten. Stresi I perballjes me te panjohuren, lufta me armikun e padukshem, humbja e njerezve te dashur dhe lock down fatkeqesisht ka shtuar numrin e atyre që kishin nevoje per keshillimin tim. Mbipesha dhe obeziteti ishin fenomene mjaft te prekshme nē kete periudhe.

  • Mund të na jepni disa këshilla për të rinjtë e te rejat që duan të jenë me me pak peshe, apo edhe me me shume peshë. Kemi degjuar per testet e intolerances ushqimore qe behen prane Qendres tuaj a mund te na flisni pak per to?

ANILA KALLESHI: Analiza e intolerances ushqimore vjen ne formen e dy testeve: analiza gjenetike dhe testi i intolerances ushqimore per 600 elemente ushqimore se bashku me dieten e personalizuar. Testi gjenetik përfshin këto fusha: Mbipesha, Nēnpesha, Çrregullimet metabolike, Faktorët komportamental dhe emotiv, Ndjeshmëria ndaj karbohidrateve, Ndjeshmëria ndaj yndyrnave, Ndjeshmëri ndaj proteinave,Humbja e peshës,Përbërja e trupit, Predispozita për rifitimin e peshës, Predispozita për yndyra në organet e brendshme..

GENODIET Health Predispozita ndaj inflamacionitr, Kolesteroli LDL, Kolesteroli HDL, Trigliceridet, Absorbimi i Kalciumit,Metabolizmi i kolinës Metabolizmi i folateve, Metabolizmi i Vitaminës B12, Metabolizmi i Vitaminës D, Metabolizmi i Vitaminës C, Kapaciteti i detoksifikimit, Hiperglicemia dhe insulinorezistenca

GENODIET Sensor Ndjeshmëria ndaj hekurit, Ndjeshmëria ndaj kripes, Ndjeshmëria ndaj nikelit, Ndjeshmëria ndaj kolines, Ndjeshmëria ndaj alkoolit,Ndjeshmëria ndaj kafeines, Intolerancë primare ndaj laktozës, Intolerancë ndaj glutenit, Humbje peshes në sajë të aktivitetit fizik, Absorbimi i magnezit Absorbimi i hekurit, Kapaciteti antioksidues, Predispozicion për llojin e përpjekjes, Analiza behet nepermjet flokut. Analizën ne e dergojme ne Bologna. Pergjigjja vjen brenda 10 diteve dhe shoqerohet dhe me dieten perkatese. Kjo analize eshte ne oferte dhe kushton 120 euro. Është një shërbim që mund t’a bejë cilido që dëshiron të ushqehet në mënyrë të shëndetshme dhe të rrisë sistemin imunitar, ashtu dhe për të kuruar ose përmirësuar çdo problem shëndetësor.

Problemet me te zakonshme si shkak i intolerances ushqimore jane: 1. Probleme te aparatit tretes: mostretje, ulcer duodenale, koit ulceroz, diarre, semundje Crohn, gastrit 2. Semundje te lekures: ekzema, psoriaze, akne, dermatite 3. Crregullime metabolike: diabet, kolesterol i larte, amenorreah, dismenorrehea 4. Semundje alergjike: rinit alergjik, bronkit, astma bronkiale 5. Dhimbje koke: migrene , nevralgji 6. Kriza neurovegjetative: semundje mendore, epilepsy, disa forma te skizofrenise 7. Artritis, arthrosis, myalgji 8. Hipertension, semundje te zemres, takikardi, spazma te gjymtyreve te poshtme 9. Insuficenca renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshem, infeksion vaginal, sterilitet 10. Hypo dhe hypertiroidizem 11. Lodhje kronike, luhatje te humorit, kriza paniku, stres i vazhdueshem.

  • Cilat janë shkaqet apo faktorët që çojnë në obezitet dhe cilat janë rrisqet e obezitetit? Nga pervoija e juaj si dietologe, përqindja më e  madhe e obezitetit është e pranishme tek femrat apo tek meshkujt?

ANILA KALLESHI: Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike. Shumë faktorë gjenetikë, fiziologjikë dhe të sjelljes ndaj ushqimit luajnë një rol në etiologjinë e obezitetit. Dihet që dieta dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit si dhe çrregullimeve që lidhen me të si p.sh. hipertensioni, sëmundjet kardiake dhe diabeti. Në nivel individual, obeziteti është sasia e yndyrës së trupit – veçanërisht indi dhjamor. Shpërndarja zonale e indit dhjamor është e rëndësishme për të kuptuar se si obeziteti lidhet me disa nga co-morbiditetet shoqëruese. Yndyra e tepërt në zonën qendrore të trupit ose në pjesën e barkut shpesh korrespondon me rritjen e vdekshmërisë dhe rrezikun e sëmundjeve. Një parim themelor i të ushqyerit dhe metabolizmit është që ndryshimi i peshës së trupit është i lidhur me një çekuilibër midis përmbajtjes së energjisë së ushqimit të ngrënë dhe energjisë së shpenzuar nga trupi për të jetuar dhe për të kryer punë fizike. Për të ruajtur një peshë të qëndrueshme të trupit, me kalimin e kohës, energjia e marrë duhet të jetë egzaktësisht e barabartë me energjinë e shpenzuar.Sa më shumë të kuptohet për etiologjinë e obezitetit, aq më shumë shfaqet ajo. Mbipesha dhe obeziteti janë rezultat i mosbalancimit të energjisë për një periudhë të gjatë kohore. Shkaku i mosbalancimit të energjisë për secilin individ mund të jetë si rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Sjelljet individuale, faktorët mjedisorë dhe gjenetikë, të gjitha kontribuojnë në kompleksitetin e epidemisë së obezitetit. Përpjekje të mëdha janë duke u shqyrtuar në komunitetin shkencor për t’u përqendruar në secilën prej këtyre fushave, por më pak përpjekje për t’u integruar midis fushave! Personalisht mendoj që femrat jane me te kujdesshme per format trupore.

  • Per fund meqe jemi ne festen e femrave mund te na flisni dicka per aktivitetet e juaja ne Shqiperi por edhe jashte saj. Për shperblimet, mirënjohjet, pjesemarrja e juaj ne konferencat nderkombëtare etj..?

Anila Kalleshi's CenterANILA KALLESHI: Ne keto momente jam pedagoge e lendes se Nutricionit nē kurset e Lifestyle Medicine që Harvard Medical School po zhvillon nē Universitetin e Mjeksise nē Ameriken Latine.

  • Ju uroj per sukseset, por mund te na thoni Anila Kalleshi pas 10 vitesh (2031) ku do te jete?

ANILA KALLESHI: Le te shpresojme që situata boterore do te ndryshoje dhe situatat ekonomike, shoqerore dhe politike do te ndryshojne. Bashke me to progresi patjeter që do te jete prezent tek une personalisht.

  • Dhe pyetja e fundit me numer 8 e lash qellimist per 8 mars. Çfare do te thote kjo festet për ju dhe cili eshte mesazhi i juaj drejtuar nēnave, motrave dhe kolegeve te juaja?

ANILA KALLESHI: Kjo eshte nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhuruan jeten nga jeta e tyre, ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen, sa here shpirtrat tane renkojne. Per ate krijese te Zotit, mbushur me kaq dashuri, me kaq miresi. Nē 8 Mars ne kete dite te shenuar do te doja që te gjithe bashke me to dhe une te mbeshtesnim koken dhe mendimet ne prehrin e nenes,ne ate preher ku loti thahet si me magji, dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku ka diell, dritë, paqe, dhe lumturi aty gjenden NENAT tona. Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha NENAT e botes,per ato me te dhemshurat, me te mirat, me te shtrenjtat.

KUSH ESHTE ME SAKTESISHT BASHKEBISEDUESJA JONE ANILA KALLESHI? Anila Kalleshi: 17 mënyra për të fuqizuar hormonet e humbjes së peshës – PORTALBSTUDIMET Anila Kalleshi e lindur në Shkodëre. Diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomise dega Finance vitin 1994. Diplomuar në degën Fizioterapi në 1997 në Visa Medicinska Univerzitet në Zemun në Beograd. Master në “Nutrition and Dietics” në Stonebridge University London, Master në “Weight Loss Control & Weight Loss Management” në U.S.A. Master në “Nutrizione Clinica” në Universitetin UNICUSANO në Romë. Harvard Medical School – Lifestyle Medicine: Tools for Promoting Healthy Change” Master 1 vjeçar në Universitetin Tor Vergata në Romë “ Medicina Estetica” 2016. Universiteti Aldo Moro ne Bari Corso di Perfezionamento ” Stile di vita over 60″. Universiteti i Arizones Universiteti i Mjkesesise Tucson LIFESTYLE MEDICINE 2018 Doctor of Public Health – Academy of Universal Global Peace U.S.A Honorary Professor from United Nations University for Global Peace Doctor of Public Health and Humanity Universiteti Logos International – The honorary title of Academic Merit of the Year 2018 Specializuar në: Anatomy & Physiology 100, Fisioterapia, Weight Loss Control, Cosmetology and Nutrition, Weight Loss Management 101, AntiAging Techniques, Massage and Reflexology 101, Reflexology, Massage Therapy, Weight Training, Nutrition and Dietetics, Beauty Therapy Level 2, Corso di Perfezionamento “Conosci i tuoi geni e cambia il tuo destino” . Anëtare e “L’associazione Italiana di Dietetica e Nutrizione Clinica (ADI)”, Anëtare e “British Dietetic and Nutrition Association (BDNA)”, Anëtare e “European Confederation of Dietetic Association (ECD)”, Anëtare e “American Dietetic and Nutritionist Association”, Anëtare e “Academy of Nutrition and Dietetics” Në 23 tetor 2017 u themelua Shoqata “Albanian Lifestyle Medicine Association” ALMA shoqatë promovon dhe përhap kulturën e stilit korrekt të të jetuarit sikurse parashikohet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si nocioni “shëndet” ku jam zgjedhur Presidente Tetor 2018 Albanian Lifestyle Medicine Association njihet zyrtarisht si pjese e Global Alliance of Lifestyle Medicine Anëtare e ELMO European Lifestyle Medicine Organisation Anëtare e ASLM Australasian Society of Lifestyle Medicine Anëtare e ILMA Italian Lifestyle Medicine Association Anetare e LMGA Global Alliance of Lifestyle Medicine Anetare e MSLM Mediterranean Society of Lifestyle Medicine Dhjetor 2018 Anila Kalleshi është zgjedhur nga Mediterranean Society of Lifestyle Medicine MSLM në cilësinë e Senior Director of Communications. Ushtron aktivitetin në fushën e dobësimit dhe të dietologjisë që në janar të vitit 1998 me qendrën e saj Anila Kalleshi’s Center AKC. Dietologe në Klinikēn Italiane San Antonio që në vitin 2011. Pjesëmarrje në Konferenca dhe Kongrese Kombëtare dhe Ndërkombëtare – 16 qershor 2016 5th European Nutrition and Dietics Conference në Romë, – 11-13 korrik 2016 pjesëmarrëse në 9th Euro Global Summit and Expo on “Food and beverages”në Cologne Germany – 13- 14 Prill 2017 referuese ne Kongresin e 3-te grave shtatëzena me temë “Dieta në shtatëzani. – 27-29 korrik 2017 International Conference of Dietics and Nutrition në Romë, Itali. – 13 th International Congress on Advances in Natural Medicines, Nutraceuticals & Neurocognition në Romë, Itali – 18-20 shtator 2017 në Zyrih në Zvicër Kongresi i 16-të botëror “Nutrition and food chemistry” – 30 shtator 2017 në Universitetin Aldo Moro në Bari Departamenti Nazionale Scienze dello Stile di Vita ka marre pjesë në kursin “Conosci i tuoi geni e cambia il tuo destino” – 12 janar 2018 në Universitetin Aldo Moro në Bari Departamenti Nazionale Scienze dello Stile di Vita filloi studimet në Kursin e Perfeksionimit “Corso di Perfezionamento in Esperto in Stile di Vita over 60 “ 24 qershor 2018 Harvard Medical School Lifestyle Medicine: for Promoting Healthy Change 24 October 2018 University of Arizona College of Medecine – Tucson Lifestyle Medicine 2018 AWARDS – 21 Shtator 2009 Anila Kalleshi Center në ceremoninë e zhvilluar në hotel Concorde në Paris në Francë , Organizata ndërkombëtare B.I.D ( Bussiness Initiative Directions) organizoi “ World Quality Commitment Award ” duke e nderuar me Trofenë e Artë – 31 Maj 2010 Anila Kalleshi Center në ceremoninë e zhvilluar në Hotel Marriot Marquise në Manhattan, New York U.S.A, organizata ndërkombëtare B.I.D ( Bussiness Initiative Directions) zhvilloi “ International Quality Summit Award” duke e nderuar me Trofenë Diamant. Certificate awarded with the quality summit with platinium award for exellence and business prestige. In recognition of the continuos search for quality demonstrated by the achievement of ongoing development and innovation applied to solutions which create business results. – 29 Nëntor 2010 Anila Kalleshi Center në ceremoninë e zhvilluar në Hotel Gouman në Londër, Angli, organizata ndërkombëtare B.I.D ( Bussiness Initiative Directions) zhvilloi “ International Quality Crown Award ” duke e nderuar me Trofenë Platini “Quality Crown” në Londër. Certificate to Anila Kalleshi Center in recognition of outstanding commitment to Quality and Exellence which merits the International Quality Crown Award London 2010 in the real of Customer Sadisfaction, Leadership, Innovation and Efficiency as established in the QC100 TQM model. – 20 Dhjetor 2010 Anila Kalleshi është vlerësuar me “The Platinium Technology Award” për cilësinë e shërbimeve që ofron dhe emrin e mire që disponon në treg në Gjenevë. – 18 Prill 2011 në Berlin të Gjermanisë, organizata ndërkombëtare B.I.D (Bussiness Initiative Directions) nderoi Anila Kalleshin me “The Arch of Europe” për cilësinë dhe ngritjen e prestigjit të biznesit” me motivacionin e njohjes së prestigjit, futjen eteknikave më të fundit, cilësinë dhe arritjet e shkëlqyera. Certificate to Anila Kalleshi Center in recognition of outstanding commitment to Quality and Exellence which merits the International Quality The Arch of Europe 2011 in the realm of Customer Sadisfaction, Leadership, Innovation and Efficiency as established in the QC100 TQM model. – 31 Maj 2011 Konfederata Botërore e Biznesit e rradhit Anila Kalleshin si një “Anëtare Elitë ” – 27 Qershor 2011 Kalleshi Center nderohet me “ Trofenë e Artë ” në Frankfurt për kontribut të mrekullueshëm në biznesin botëror. – 29 Tetor 2011 – Incoob Business Meeting vlerësoi Anila Kalleshin me “The Excellence Awards Peru 2011”. Kjo konventë njeh zhvillimin e bizneseve dhe sukseset e arritura. -“Company of The Year”, në emër të Kalleshi Center. – Çertifikata “World Leader Business”, e cila veçon Kalleshi Center si një lider biznesi. -Titullin e Nderit si “Leader in Business Management. -Titullin e Nderit “Leader in Marketing Management”. – 28 Nëntor 2011 Anila Kalleshi është nderuar me Trofenë “The diamond Eye Award for Quality and Excellence” në “Grand Hotel Kempinski” në Gjenevë. – 4 Dhjetor 2011 në Bruksel, në Belgjikë, The European Society for Quality Research (ESQR) përzgjodhi Anila Kalleshi Center për arritjet dhe manaxhimin cilësor dhe të shkëlqyer në të gjithë botën, duke e nderuar me një trofe. – 10 Dhjetor 2011 në Oxford, në Konventën e Përvitshme Ndërkombëtare të çmimeve Socrates, Anila Kalleshi Center është nderuar “Best Enterprise Award”, për kontribut personal në zhvillimin e proçesit të integrimit si një lidership frutdhënës dhe efiçent. -28 Maj 2012 në Hotel Marriot Marquise në New York BID nderoi me çmimin IQS në International Quality Summit Award. -24 qershor 2012 në Romë European Society for Quality Research nderoi me çmimin ndërkombëtar Diamant për Exellence në cilësi. – 16 korrik 2012 Otherways International Research & Consultant nderoi me “The Golden Europe Award for Quality and Commercial Prestige” në hollin e Meridien Etoile në Paris. – 5 Shtator 2012 European Society for Quality Research ne Bruksel, në International Diamond Prize for Exellence in Quality. – 19 Nentor 2012 Global Federation of Bussiness e nderoi me çmimin GFB Golden Sphere of Prestige Award 2012 në Tokio. – 2 Dhjetor 2012 European Society for Quality Research ne Bruksel, në International Diamond Prize for Exellence in Quality. -18 Dhjetor 2012 European Bussiness Assembly nderoi me çmimin European Quality Award në Hofsburg Palace ne Austri, Vienë. -26 prill 2014 ne Hotel Hilton Molino në Venecia në eventin e përvitshëm “THE BIZZ EUROPE 2014” Business Exellence dhe anëtare Elite e Konfederatës Botërore të Biznesit (WORLDCOB). -8 Mars 2015 redaksia e Gazetës Telegraf në një anketim të saj shpall Anila Kalleshin si një ndër 10 femrat shqiptare simbol i jetës aktive dhe politike -30 korrik 2015 në Hotel Caesars Palace ne Las Vegas në eventin e përvitshëm “THE BIZZ EUROPE 2015” nderohet me trofenë “ Be a legend” -27 shkurt 2016 në Hotel Claris ne Barcelone World Confederation of Bussiness e nderon me trofenë Golden European Award for Quality and Bussiness Prestige in the Weight Loss Industry sphere. 29 qershor 2016 ne Mexico City 2016 Worldwide Marketing Organization e nderon me “ Golden Medal for Quality & Service Award 30-31 korrik 2016 me trofenë “Glory “THE BIZZ AMERICAS” ne Washington D.C. USA 2 tetor 2016 në New York nderohet me trofenë Albanian Exellence në eventin “Zonjat shqipëtare në New York” 3-4 Korrik 2017 në Lucern të Zvicrës nderohet me Cmimin Ndërkombëtar në fushën e mjekësisë “Name of Science” si dietologia më e mirë në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë. 14 Shtator 2017 Diplomatic Mission of Peaces and Prosperity e çertifikon si një Misionare të Paqes 6 Tetor 2017 në Hotelin Carlton në Cannes të Francës nderohet me Cmimin Ndërkombëtar në fushën e mjekësisë “The International Award ‘Rose of Paracelcus”në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë. 6 Tetor 2017 në Hotelin Carlton Kanë të Francës në European Awards Night nderohet me Çmimin më të lartë Ndërkombëtar në fushën e mjekësisë “The Socrates Award” 14 Nëntor 2017 në Dubai nderohet me çmimin “Triumf” BIZZ AMEA 2017 në Burj Al Arab Hotel nga Konfederata Botërore e Biznesit. 12 Dhjetor 2017 Albanian Exellence nê mbrëmjen Gala të zhvilluar në Hotel Sheraton “50 x 50 Simboli i një brezi“nderohet me trofenë Albanian Exellence 2017. 23 Dhjetor 2017 Live Style Albania e nderoi me trofenë Awards Business Trend 2017 në Tiranë. Dhjetor 2017 Revista Class e përzgjodhi në 100 gratë qe ndryshuan Tiranen. 8 Mars 2018 redaksia e Gazetes “Presheva Jone” e shpall Anila Kalleshin “Personaliteti i Vitit”. 2-3 Maj 2018 në hotelin Carlo IV në Pragë u nderua me trofenë “Pinnancles: dhe “Inspirational Company”. 7 Dhjetor 2018 ne hotel Mac Albania ne Tirane u nderua me titullin “Zonjat qe bene Shqipërinë nga Albanian Exellence. 22 Dhjetor 2018 United Nations University for Global Peace Anila Kalleshi nderohet me Golden Award of Human Exellence Award, 24 Dhjetor 2018 Live Style Albania e nderoi me trofenë Çmimi i Ekselencës Awards Business Trend Albania & Kosova 2018 në Tiranë. 25 Dhjetor 2018 Gazeta Telegraf e shpall “Femra e vitit 2018” 25 Dhjetor 2018 Miami, Fl. – Logos University Int. know all men by these presents, that the Academic Council of Logos University Int. by Virtue of the authority in them vested hereby confers upon Dr Anila Kalleshi The Honorary Title of: Academic Merit of the Year 2018 with all the rights and privileges there to appertaining in Witness Whereof, the seal of the University and the Signatures of its Officers have been here to affixed. Është anëtare jurie e çmimeve ndërkombëtare Steeve Awards me qendër në New York në vitet 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019. 8 Prill 2019 Honorary Degree – Prof.Dr Anila Kalleshi as a personality in service of Social Global Peace and Prosperity. Is given this Golden Medal of Honor. Honor of Global Peace by Academy of Universal Global Peace and Diplomatic Mission Peace Peace and Prosperity.

BOTIMET Anla Kalleshi, është autore e botimeve ”Si të dobësohemi” në Dhjetor 2011, “Dieta?! Jo vetëm”,”Dieta sfidë” në mars 2014, ”Dieta 28 ditore” në korrik 2014,”Jeto shëndetshëm” në tetor 2015,”Të jetosh pa grurë” në prill 2016, “Dieta në shtatëzani” në 2017. “Kuro me Smoothie” 2017. “ Lifestyle Medicine – shkenca e ndryshimeve efektive – guide praktike per nje stil jetese te shendetshme me Luigi Masellin. Në 20 dhjetor hap revisten e saj te pare “LIFESTYLEMEDICINE.al”

Derniers articles