Përshëndetje të gjithëve! Një falenderim i veçantë për ftesën, ndihesha e priviligjuar që gjendesha pranë OKB-së për të zhvilluar një intervistë të shkurtër me gazetarin e mirënjohur dhe publicistin Nefail Maliqi. Meqë ndodhesha në Francë për një vizitë familjare morra rrugën pas 26 vitesh për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, por tani në rolin e Psikologes dhe poetës, për të folur pikërisht rreth punës profesionale, aktiviteteve dhe krijimtarisë sime letrare ndër vite. Ishte një kënaqësi e veçantë të gjendem në këtë vend dhe të flas rreth arritjeve të mia shkencore dhe letrare.
Libri është pasuria më e madhe që le njeriu si trashëgim për shumë breza dhe pikërisht përmes ecjakeve të tilla letrare e shkencore njeriu përveç që është i dobishëm për komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi ai/ ajo lën gjurmë të pashlyeshme në kohë. Koha është matësi më i mirë i njeriut dhe pesha e saj vlerësohet përmes fjalës së shkruar, fjalës së lirë.
Profesioni është baza që e përcakton individin në punë dhe në jetë, është themeli i një ndërtimi të përgjithshëm emocional dhe psiqik e që karakterizohet edhe me cilësi dhe veti të tjera të personalitet dhe si tërsi përbëjnë vet individin si qenje e vetëdijshme shoqërore dhe në shërbim të shoqërisë. Pikërisht në këtë kontest kisha rastin të tregoj shkurtimisht rreth profesionit, punës, ngjajshmërisë dhe diferencës rreth letërsisë dhe Psikologjisë.
Ndjenja e altruizmit, empatisë që karakterizon individët në përgjithësi është ajo ndjenjë që i takon aspektit psikologjik, formimit të shëndoshë të personalitetit, karakterit, virtyteve dhe vlerave humane e që shpeshë tek ne thirret ndryshe: njeri i/e mirë, por kjo ndjenjë paraqitet dukshëm edhe te poetët të cilët përmes shkrimeve të tyre vuajnë për fatin e vendit, kombit dhe njerëzimit në përgjithësi. Bota e tyre është një laramani pafund ndjenjash të gërshetuara që lidhen kryesisht me njeriun dhe botën përreth, prandaj edhe unë i takoj asaj bote të ndjeshme, sa luftarake poaq edhe të dashur, të pastër dhe të butë. Kjo është idila e vet poetit/es. Krejt kjo paraqet një gjurmë në kohë. Në anën tjetër kjo ndjenjë e mirësisë përforcohet kur punon në profesionin e Psikologes, direkt me njerëz që kanë nevoj, të qëndrosh afër me këshilla profesionale, në momentet më të vështira të jetës së tyre. Kjo ndjenjë sa të jep forcë poaq të lumturon sepse ti je ajo që po shpëton jetë, e njeriu ka vetëm një jetë.
Ky zingjirë i fortë ndjenjash të mban gjallë dhe plot energji, përkushtim, profesionalizëm e vullnet për të ecur vetëm përpara me të arritura të plota. Njeriu sa të jetoj punon për të plotësuar veten dhe poashtu që të bëhet i dobishëm për të tjerët, prandaj të arriturat në jetë kurrë nuk janë të mjaftueshme. Gjithnjë duhet të bëjmë shumë e më shumë për veten dhe njerëzitë në përgjithësi.
Faleminderit dhe mirënjohëse për të gjithë ju që përkrahni moralisht punën time ndër vite si në aspektin letrar ashtu edhe profesional.
MA. Selvete Abdullahu – Psikologe
DA FJALË RRETH AUTORES
Selvete Abdullahu u lind më 14 nëntor 1972 në Prishtinë. Jetoi në fshatin Varosh komuna e Ferizajt ku kreu shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesme drejtimi: kulturologjiko-gjuhësor, dega: kulturolog-bashkëpunëtor e kreu në ”Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës drejtimi: Pedagogji. Diplomoi në fushën e Psikologjisë së përgjithshme, kurse studimet Master i kreu nga fusha e Psikologjisë Organizative dhe Sociale.
Me shkrime është marrë qysh nga fëmijëria dhe në saje të këtij aktiviteti letrar e kulturor disa herë u shpërblye për suksesin e arritur. Poezitë e saj i lexoi në orët letrare dhe u botuan në fletushka të ndryshme të asaj kohe. Në vitin 2003 botoi librin e parë me poezi “Emërimi i ditës së nesërme”. Në dhjetor të vitit 2015 botoi librin e dytë me poezi“Baladë e humbur”.
Në fund të vitit 2020 doli me dy vepra të ndryshme, veprën poetike “Lot e dashuri” dhe veprën shkencore“Motivimi për të ardhmen”. Në vitin 2022 ka botuar librin me vështrime “Perceptime letrare nga këndi im”. Brenda këtyre viteve botoi shkrimet e saj në gazeta të ndryshme, faqe letrare, internet, portale të ndryshme etj. Autorja është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, dy vite e shpallur nga komuna e Gjilanit (2015/2018) fituesenë fushën e letërsisë,njëkohësisht merret edhe me kritikë letrare.

