18 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Azir Jusufi: Xhamia ‘Tulipan’ në Zvicër është krenaria dhe pasqyra e mbarë popullit shqiptar musliman

2 prill 2022 – “Tulipan” quhet xhamia që ndodhet në qytezën Reinach të komunës me të njëjtin emër në kantonin e Aargaus në Zvicër. Kjo shtëpi e Zotit është një ndër më të rejat, më modernet dhe njëra ndër më të mëdhat në Zvicër dhe ndoshta në Evropë. Open-TV ju sjell një intervistë ekskluzive me kryetarin e xhamisë Tulipan, Azir Jusufi (54-vjeçar) nga Kërçova.

  • Përshëndetje kryetar z.Azir Jusufi. Unë gjatë qëndrimit tim në Zvicër shfrytëzova momentin për të vizituar xhaminë Tulipan në Reinach të kantonit të Aargaus. Për lexuesit dhe shikuesit e Open-TV, a mund të na tregoni se kur dhe si nisi ideja për të ndërtuar një xhami moderne. Përse pikërisht në Reinach? Sa sipërfaqe katror posedon xhamia. Sa kanë zgjatur punimet dhe kur u lëshua në përdorim

Azir Jusufi: Në emrin tim dhe kryesisë dhe të gjithë xhematit, të falënderojmë pamasë për vizitën, kohën që keni ndarë enkas për Tulipanin tonë, duke të përshëndetur edhe na, me thënien më hyjnore që shpërthen shtatë katet qiellore; Paqëja, mëshira, mirësitë e Allahut fuqiplotë qofshin për ju dhe familjen tuaj. Po të njëjtat përshëndetje ia drejtojmë çdo lexuesi dhe shikuesi nga Open-TV, që do të ndaj kohë dhe lexoj publikimin tuaj, rreth Istitucionit Tulipan, si tërësi për kultur dhe takime. Me plotë dëshirë do të mundohem shkurt, të përgjigjem pyetjeve tuaja, duke filluar që të sqaroj që kjo Bashkësi islame shqiptare, sivjet në vjeshtë shënon 30 vjetoren e themelimit, këtu në qytezën e Reinachut dhe është pjesë përbërëse e shoqërisë së komunës së Reinachut.

Iniciativa për të patur Institucioni ynë një Lokacion autoktonë, e jo të huazuar, apo me qira, daton kahëmoti, dhe kjo ishte si një pikë pendente primare e çdo kryesije që ka udhëhequr Instutucionin tonë. Përpjekjet u kurorëzuam në vitin 2019 me gjetjen e një parcele ndërtimi të volitshme, dhe në natë e Kadrit 2019, u miratua nga xhemati, duke grumbulluar edhe mjetet e nevojshme shtesë financiare për blerjen e saj. Parcela e ndërtimit posedon një sipërfaqe prej 2625 m2, kurse Institucioni Tulipan posedon hapësirë përdoruese prej 4744 m2.

Pas blerjes së tokës ndërtimore, nga njerëz profesional të radhëve tona, të udhëhequr nga arkitekti poashtu i xhamisë tonë, filluan përgatitjet e planifikimeve dhe plotësimi i skicimeve të nevojshme, për të aplikuar Lejendërtimin në organet përkatëse komunale dhe kantonale, të cilat me një rekord përfunduan në shtatorin e po të njëjtit vit. Në një bashkëpunim superior dhe transparent me Komunën, Lejendërtimi zgjati vetëm 42 ditë. Nisja e punimeve ndërtimore, në rrethanat që kalonte mbarë njerëzimi pandemike, filloi poashtu ditën e natës së Kadrit 2020 dhe kohëzgjatja e ndërtim

it final ishte 11 muaj e 2 javë. Hapja e xhamisë, me moton “Hapet Xhamia, e gëzoft shoqëria”, i takoi natës së Kadrit 2021.

*  Na tregoni diçka për emrin e xhamisë shumëdimensionale Tulipan, domethënien e këtij emri?
Azir Jusufi:
Emërtimi i xhamisë TULIPAN, ishte shum spontanë, dhe në kremiumin e vendosjes pjesëtar ishin edhe njerëz nga personalitetet komunale. Dëshironim që të ketë karakter kombëtar, dhe dëshmi pas një kohe të gjatë për shoqërinë e migruar këtu në këtë rajon. Vetë lulja tulipane është lule që rritet edhe në rajonet e vendlindjeve tona, kurse në morfologjinë e saj biologjike, është rezistente nga rrënjët e saj dhe kështu siguronë jetëgjatësinë. Në aspektin e psikologjisë simbolizon paqen, mirëqenien dhe gatishmërinë për bashkëpunime ndëretnike dhe ndërfetare.

  • Sa ka kushtuar ndërtimi i xhamisë dhe ata që kanë kontribuuar a ishin vetëm shqiptarët nga Zvicra apo ka pasur edhe vullnetarë nga shtete të tjera?
    Azir Jusufi:
    Sa për të kuptuar më së miri të gjithë, Xhamia Tulipan në tërësi, vlerësuar nga Institute neutrale për vlerësime ka një vlerë prej 12 milion Franga.Falë vullnetit të mirë të të gjithë afaristëve dhe shkrirjes së privilegjeve të tyre në ndërtim, por edhe mbi 23 000 orëve punë vullnetare, i tërë ndërtimi, inkl. Toka dhe tatimet, ka kushtuar vetëm 5043,300 Franga. Nga kjo sumë vetëm 63% janë për ndërtimin e xhamisë Tulipan.
    Në ndërtimin e xhamisë, kryefjalën e patën anëtarët e xhamisë, mirëpo jo vetëm kaq, neve na u bashkuan edhe vëllezërit e kombit të besimit katolik nga rrethi, mbarë Xhamitë e KMSHZ, besimtarët shqiptar islam nga Zvicra, Gjermania, Austria, Franca, Italia, Amerika, vendlindjet tona dhe nga mbarë bota, që kërkojë ndjesë në mospërmendjen e tyre. S’përfundon me kaq, në këtë ndërtim u kyqën edhe popullata vendore duke ndihmuar dhe lehtësuar ndërtimin me ofrimin e privilegjeve të tyre, ndihmuan të gjithë etnitë e vendit, që kuptuan për ndërtimin tonë. Vlenë të theksohet që arkitekti kryesor i ndërtimit, ishte njeriu me përkatësi zviceriane dhe rrënjë të migrimit të hershëm grek, i cili punimet dhe përpjekjet e tija i bëri falas për Xhaminë Tulipan.
  •  Këtu pashë lojëra për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësorë. Gjithë këto a e bëjnë të veçantë këtë xhami nga të tjerat në Zvicër dhe jashtë saj?
     Azir Jusufi: Xhamia Tulipan, e impresionuar nga Imami ynë dhe shumë Imam nga KMSHZ miqtë e shoqërisë tonë, u ndërtua si një Institucion i tërësishëm, për të mbëshjellur në krahët e saj të gjitha shtresat e moshave dhe trajtimin e nevojshmërive të shoqërisë; me qëllim të ngitjes së dinjitetit shoqëror në aspektin edukativo arsimor, që do të siguroj një integrim të mirëfilltë, dhe e tëra do të reflektoj në mburrje të shoqërisë vendore, për këtë shoqëri të migruar. E veçanta nga të tjerat, mund të thuhet, pasi e ndërtuam së bashku me Xhamitë tjera dhe pashtu e duam dhe mburremi bashkërisht.
  • Xhamia Tulipan sa do të ndikoj në ruajtjën e identitetit shqiptarë në Zvicër?
    Azir Jusufi:
    Xhamia Tulipan në vizionin e saj synon dhe fton në një integrim shembullor dhe ruajtjen e vlerave në përgjithësi të vendit për një mirëqenie shembullore në vazhdimësi. Mirëpo, dëshiron edhe ruajtjen e vlerave rrënjësore të identitetit kombëtar, pasi ashtu mund të jemi krenaria e popullit, por edhe të vendasve që na kanë pranuar si pjesë e pandarë e shoqërisë. Asimilimin e shohim si një element të shëmtuar dhe jo përparimtar për shoqërin shqiptare dhe inkuadrimin në tërësin e vendit.

  • Sigurisht se ky objekt i madh fetar kërkon edhe mirëmbajtje. Si është e organizuar kjo?
    Azir Jusufi: Vullneti i madh dhe këndëshiqimi si pronë e secilit, ka lehtësuar mirëmbajtjen, e cila është e organizuar në përkujdesjen javore nga grupet e vëllezërve dhe motrave tona. Kurse pastrimet gjenerale janë të natyrës kuartale, organizuar nga firmat profesionele për pastrim, të cilën e bëjnë në frymën vullnetare. Për këtë shfrytëzoj edhe rastin që në emër të Xhamisë Tulipan t’i falënderojmë dhe lusim të madhin Allah t’i shpërbljenë në të dy botërat.
  • A bëhen vizita të shpeshta në këtë xhami. Nga cilët vende vizitohet më shumë?
    Azir Jusufi:
    Ky objekt është krenaria e mbarë popullit shqiptar musliman dhe vizitat janë të pandërprera, në veçanti gjatë vikendeve. Xhamia vizitohet edhe nga Instiucionet vendore fetare, komunale, kantonale, shtetërore, pa harruar bashkëpunimet dhe vizitat e shkollave për rreth.
  •  Si është bashkëpunimi me xhamitë tjera në Zvicër dhe gjetiu, por edhe me bashkësitë tjera fetare islame në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri?
    Azir Jusufi:
    Nga vetë fakti që i përzgjedhuri unanik në Kuvendin e fundit të Komitetit Muslim Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), si ombrell e vetme që përfshin të gjitha Xhamitë shqiptare, jam unë në postin e besuar si Kryetar i Kuvendit të KMSHZ, sqarohet edhe bashkëpunimi i mirëfillt me xhamitë tjera, dhe për të cilën jemi falënderues pamasë. Natyrisht si pjesë përbërse e KMSHZ, Xhamia Tulipan, ka një bashkëpunim dhe përkrahje të pamatur nga Bashkësit fetare islame të trojeve tona.

  •  Çfarë risish keni gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit?
    Azir Jusufi: Iftaret dhe Syfyret e përbashkëta familjare, që për herë të parë na mundëson hapësira e Restorantit Tulipan. Një natë e veçant, Iftari për fëmijët. Ligjerata të pandërprera përpara Teravive, nga Imami ynë dhe të ftuarit tonë nga mbarë Zvicra dhe më gjërë, duke mos anashkaluar edhe prezentime shkencore. Manifestimi i 1 vjetorit të hapjes së Xhamisë, në natën e Kadrit. Falja e parë e namazit të fitër Bajramit, në hapësirat e reja të Xhamisë Tulipan,…
  • Një mesazh për në fund?
    Azir Jusufi:
    Në shenjë falënderimi, për të gjithë që sqaruam shfrytëzoj rastin që në emër të KMSHZ dhe si pjesë integruese të saj Xhamisë Tulipan, mbarë komunitetit musliman, t’ju urojmë agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara tek Allahu fuqiplot, të stërmbushura përplot solidaritet dhe mirëkuptime, duke qenë ky muaj kthesë mbarësie për tërë njerëzimin dhe kënaqësi ndaj Allahut xh.sh. E padyshim që frytet nga shpërblimi i Tij të na takojnë neve dhe gjeneratave që do të na pasojnë. Allahu i Lartëmadhëruar qoftë i kënaqur edhe me OPEN-TV për këtë iniciativë, në veçanti me vëllain tonë Reshat Ibraimi, si iniciator dhe të gjithë ndjekësit e saj.

PS: Azir Jusufi është 54 vjeçar, me origjinë është nga Kërçova. Studioi në drejtimin e Mikrobiologjisë në Shkup. Ishte i ndjekur politikisht nga regjimi sllavo-jugosllav, ku si pasojë u desh të marrë rrugën e mërgimit. Studimet në shkollën e lartë të Metalurgjisë- Bern të Zvicrës. Është prind i katër fëmijëve./Open-TV/

Derniers articles