7.4 C
Berne
mardi 3/02/2026

Alketa Gashi sjell “Klithmat” e fëmijëve të gjymtuar nga serbët në Luftën e Kosovës

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu sjell në sipar të vitit të ri 2026 librin e ri me rrëfime tronditëse: “Klithma”.  Libri ne fjalë i autores nuk eshte as i pari e as i fundit, por vepra e 15-te me radhë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Autorja mbetet konsistente e temave të rrëfimeve të viktimave në Luftën e Kosovës, duke sjellë dëshmi dhe prova të fuqishme dëshmimi të gjenocidit dhe masakrave shtetërore të Serbisë së Millosheviçit.

Më herët ajo tërhoqi vëmendjen e lexuesve masivë me librin me rrëfime të nënave të Kosovës, të cilat mbetën në dhimbjen e humbjes së bijve dhe bijave të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Libri pararendës “Ato gdhendin dhimbjen” shënoi rekord leximesh dhe shitjesh në hapësirën shqiptare dhe më së shumti në diasporë.

Libri i sapodalë i gazetares, poetes dhe më gjerë shkrimtares së njohur, njëherësh ikonë e moderimit në Radiotelevizionin Publik të Kosovës (RTK), bashkëshoqërohet me konsiderata të posaçme nga akademik Pëllumb Xhufi, poetja dhe heroina e famshme Dr. Flora Brovina, profesori dhe shkrimtari Bajram Kosumi dhe gazetarja e njohur Ilva Tare. Libri “Klithma” sjell tetë tregime nga personazhe tashmë të rritur që rrëfejnë autentikisht gjymtimin e tyre në fëmijëri dhe mituri, të sakatuar prej bombave dhe minave të ushtrisë gjakatare serbe në Kosovë.

Derniers articles