13.3 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Kater poezi të bukura nga poetja e re Saida Vogli

Saida Vogli ështe nje krijuese, poete e re nga qyteti i Golemit, vend i cili i ka dhënë frmyezim dhe ndjesinë e qetësisë e cila u promovua për herë të parë me veprën e saj “Ndjenja të rrëmujshme”, një vëllim poetik të cilin Vogli e përshkruan me nota dhimbjesh që i sjell jeta si sprovë.

Saida Vogli, poete që i flet dhimbjes, sprovës, dështimit, përpjekjes për tu ringritur pas çdo shkrepje stuhie. Rrëfimi i saj prek, ngjall kureshtje dhe ndan një tjetër anë të sajën si shkrimtare prapa kuintave.

Ajo për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka thënë « Jeta nuk na pyet ajo thjesht na sfidonper.. Por, për të qene poete, nuk mjafton vetem ta duash poezinë nese nuk e ndien, nëse nuk e dashuron..Dashuria kërkon guximin për të qenë të sinqertë, për të pranuar gabimet dhe për të mbajtur hapur zemrën… »

Për shkrimtaren, poeten e re Saida Vogli,  tashmë në hapat e saj të parë në krijimtarinë fizike, pasioni i saj mbetet poezia dhe proza si rrymat e letërsisë ku gjen më së shumti veten.

 

Kritiket për peoten e re Saida Vogli…

Në krjimtari edhe pse e re Saida Vogli ka prezentuar në shuem evenemente kiluroe, sikur ne ngjarjen e nëntorit që u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe siç rrëfen, emocionet e takimit me lexuesin i ofruan energjinë që nuk e priste. “Një ndjenjë që nuk përshkruhet lehtë. Ishte hera e parë që pashë librin tim të ekspozuar në mesin e veprave të tjera, dhe kjo më mbushi me krenari dhe emocion”, thotë e emocionuar Saida, e cila në ato katër ditë shkëmbeu përshtypje pozitive me njerëz të ndryshëm që kaluan në stendën e shtëpisë botuese për poezitë e saj, teksa shkon, – “ishte sfidë sespe kuptova peshën e përgjegjësisë që vjen kur ndan diçka kaq personale me botën.

Ndjenja të rrëmujshme u prit vërtetë mirë nga të gjithë dashamirësit e librit dhe kjo u dëshmua jo vetëm me prezencën fizike të njerëzve që e takuan autoren, por edhe në interesimin e vazhdueshëm në rrjete sociale, aty ku Vogli nuk ngurron të ndan çaste nga çdo veprimtari në të cilën promovon vëllimin e saj poetik.

Ashtu siç titullohet vetë vepra, autorja përshkruan dhe lidhjen emocionale që ky vëllim ka shkaktuar tek ata lexues që kanë lexuar përjetimet e saj.  “Një përzierje emocionesh, mendimesh që nuk kanë gjithmonë një rregull apo rend”, shpjegon ajo teksa flet për ndjenjat që shpesh pushtojnë papritur, si një stuhi, duke na bërë të reflektojmë, të vuajmë, apo të gëzojmë.

Për autoren, ky libër është një udhëtim ku mishërohet çdo moment i jetës së saj, përfshirë dhimbjen, dashurinë dhe shpresën. “Çdo poezi, – vë në dukje Saida, – “është një copëz nga kjo rrëmujë ndjenjash, teksa beson se shumë njerëz mund të ndjejnë veten në ato rreshta, ka shkruar kritiku Ermal Spahiu.

Derniers articles