9.4 C
Berne
samedi 17/10/2026

Gjermania mblodhi mbi 500 kompani / Cfa tha miknsitraj Kusari-Lila në Berlin / Këhlni dhe Dyzeldorfi mblodhen biznesmenë te njohur që po investojnë dhe po krijojnë ura bashkëpunimi mes diasporës dhe vendilndjes

3 tetor -Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e biznesit dhe partneritetit në Kehl të Gjermanisë, ku morën pjesë rreth 450 biznese nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Franca. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i kontakteve të reja si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, duke vlerësuar se vetëm kjo garanton suksesin dhe zhvillimin ekonomik, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Takim biznesi në Kehl, 450 kompani krijojnë ura bashkëpunimi

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e biznesit dhe partneritetit në Kehl të Gjermanisë, ku morën pjesë rreth 450 biznese nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Franca. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i kontakteve të reja si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, duke vlerësuar se vetëm kjo garanton suksesin dhe zhvillimin ekonomik.

Rreth 450 biznese u bashkuan në Kehl të Gjermanisë në takimin e biznesit dhe partneritetit të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Kryetari i Bordit të Unionit, Zenun Krasniqi, theksoi se qëllimi i këtij takimi është krijimi i urave të bashkëpunimit, ura që lidhin bizneset, krijojnë partneritete të reja dhe hapin mundësi të reja për investime dhe zhvillim.

Në këtë takim ekonomik, ku kishte biznese nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Franca, ishte edhe ministrja Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se Unioni i Bizneseve është dëshmi e fuqisë që ka diaspora jonë kur rrjetëzohet, bashkëpunon dhe ndërton ura, derisa prezantoi edhe mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për investime.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e vlerësoi me rëndësi të madhe këtë ngjarje në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dyja shteteve.

Kusari-Lila në Berlin: Synojmë më shumë investime gjermane në Kosovë

Ndyrshe, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar në Berlin potencialin e Kosovës për investime dhe ka diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, përfshirë incentivat për kompanitë gjermane që synojnë të investojnë në Kosovë.

Kusari-Lila tha se 1 tetori shënon hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s.

“Për Kosovën, 1 tetori i këtij viti shënon një fillim të ri: hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, e cila hap tregje të reja për mallrat dhe shërbimet tona”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se në Berlin ka marrë pjesë në raundin e parë të “Diplomatic Circle”, me ftesë të Prof. Atil Ural nga Business Factors.

Në krye të Unionit, Zenun Krasniqi pritet të angazhohet në forcimin e rolit të organizatës dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit shqiptar në hapësirën gjermane.

Unioni i Afaristeve Shqiptaro-Gjerman me kryesi te re. Kryetar zgjidhet Zenun Krasniqi
Unioni i Afaristëve Shqiptaro-Gjerman ka zgjedhur kryesinë e re, duke i besuar drejtimin e organizatës biznesmenit Zenun Krasniqi. Zgjedhja e kryesisë së re shënon një etapë të re për Unionin, i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet ndërmjet afaristëve shqiptarë dhe gjermanë, si dhe të krijojë mundësi të reja për investime, partneritete dhe zhvillim të bizneseve, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Në Dyzeldorf të Gjermanisë u mbajt Kuvendi i Rregullt Zgjedhor UNIONIT të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane , ku u zgjodh Kryesia e re që do të udhëheqë Unionin në mandatin e ardhshëm.
Zenun Krasniqi – Kryetar i Kryesisë
Afrim Osmanaj – Nënkryetar
Faton Shehu – Nënkryetar
Irfan Perçuku – Sekretar i Përgjithshëm
Shkëndije Pacolli – Anëtare
Burim Kuraja – Anëtar
Irfan Tërnava – Anëtar
Kuvendi shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Kryetarin e deritanishëm, z. Nazmi Viqa, Nënkryetarin e deritanishëm, z. Zenun Krasniqi, si dhe për anëtarët e Kryesisë së kaluar: z. Vllaznim Kelmendi, i cili ka qenë pjesë e Unionit që nga themelimi i tij, z. Nexhmedin Veliqi, z. Bekim Borovci, znj. Shkëndije Pacolli dhe z. Faton Shehu, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë mandateve të fundit.
Nën udhëheqjen e tyre, Unioni ka konsoliduar strukturat organizative, ka zgjeruar rrjetin e anëtarëve dhe ka forcuar ndjeshëm rolin e tij si një platformë e rëndësishme për përfaqësimin dhe promovimin e interesave të bizneseve shqiptaro-gjermane.
Kuvendi shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për bankën OneFor, sponsorin gjeneral të këtij takimi, për mbështetjen e çmuar dhe partneritetin e saj në organizimin e Kuvendit. Kontributi i OneFor dëshmon përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetin e biznesit shqiptaro-gjerman dhe për të promovuar iniciativa që forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e sipërmarrjes.
Në fjalën e tij , Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi se mandati i tij do të karakterizohet nga transparenca, bashkëpunimi dhe përkushtimi në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të Unionit.

Derniers articles