3.2 C
Berne
vendredi 20/03/2026

Nga komuniteti shqiptarë në Austri flasin për nje protese paqësore ne vendin e ngjarjes ne Vjenë ku ndodhi tragjedia, me moton « Drejtësi dhe pergjegjësi » për kater viktimat

Vienë, 20 mars -Rasti tragjik që ndodhi ditë e marte në Vjenë të Austrisë, ku humb jeten tre shqiptarë nga Kosova dhe një nga Bosnja në vendin e punës ka shokuar dheepirklluarb thelle qytetaret e Vjenës, autoritetet austriake si dhe diasporen shqiptare ne Austri. Rreth ketij rasti tragjik kane shprehur ngushellime familjarëve te viktimave, pos autoriteteve austriake edhe ato nga Qeveria e Kosovës, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Pas pese ditesh nga ngjarja tragjke ne Viene ku humben jete tre kosovrë po dalin detaje te reja. Derisa kompania OBENAUF fshine disa lodhje. Hetimet qojna kah operatori i vinçit.

Gazeta e parë qe identifikoi vitkimat ishte gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sipas se ciles na katër persona, në mesin e tyre tre ishin kosovarë Pajtim Bajrami, Istref Zekaj dhe Asllan Musliu të cilët humbën jetën tragji,misht në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

LeCanton27.ch: Komuniteti shqiptare ne Austri flasin për nje proteste paqesore për « drejtesi per kater viktimat e projeketit « Porcellangass » në Vjenë 

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch mbi 200,000 shqiptarë (Kosova, Shipëria, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës…) sot jetojne në Austri, ku shumca e tyre  punojne në ndertmtari por edhe ne gastronomi dhe kopshtari. Vetëm ne kryqtytetin austriak gjenden mbi 60 mije shqiptre, pjesa dermuese (apo 40 mije) janë nga Kosova.

Tragjedia e se martes ne Viene ka shokuar dhe ka shkaktuar pikellim te thellë, madje edhe zemërim tek komuniteti kosovare se si mund te ndodhe ky aksident me kaq viktima edhe ate siq shkruajten disa media « kur puntoret (viktimat) ishin ne pauzë, duke pirë duhan »?! Prandaj, sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch qe ka kantaktuar disa mërgimtare ne Vjene dhe Austri, ata po pergatin për te nje proteste paqesore me moton « Duam drejtesi dhe pergjegjësi », për tragjedine e se martes se kaluar qe mori jetën e 4 punëtorëve, bashkombasve të tyre!

Thone nje fjale se « faji eshte jetim »,  por në kete rast jetimë kanë mbetur mbi dhjetë fëmijë të kater viktimave ne Vjenë te cillet humben jeten tragjikisht ne vendin e punës. Por ne nje vend si Austria (që nuk eshte as Serbi a Shqiperi) por nje shtet ku funksionon shteti juridik dhe faji nuk duhet te mbetet, por jemi optimist se auroritetet austriake do të gjejne përgjegjesit e ketij aksidenti vdekjeprurëse.

Pas aksidentit fatal në një kantier ndërtimi në lagjen e nëntë, pas pesë ditesh, po dalin në dritë gjithnjë e më shumë detaje tronditëse. Sipas informacionit të marrë nje gazete austriake nder tjera thuhet se  « inspektorati i ndërtimit (MA 37) kishte kryer një inspektim vetëm pak ditë më parë, të premten, më 13 mars.. »,  që sipas tyre « gjithçka ishte në rregull të përsosur. »

Kompani e ndertimeve (OBENAUF) ne Vjenë per kete tragjedi ka kërkuar falje, por mediat asnjera nuk e përmendur emrin e kësaj firme?! Madje, njëra nga ato shkruan  se « skelja ka rënë, kur punëtorët pinin duhan.. » („Die Arbeiter sind dagesessen, haben geraucht – und dann ist das Gerüst in sich eingestürzt“, so ein Augenzeuge.)  citon gazeta zvicerane ne shqip LeCasnton27.ch.

Sipas kesaj gazete te Vienës (e njohur per redaksine tonë) duke ju referuar nje « deshmitari » okular se « aksidenti ndodhi të martën gjatë një pushimi pune. Punëtorët ishin ulur atje, duke pirë duhan – dhe pastaj skela u shemb ».

Kurse, nje deshmitar tjetër për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch me lot ne sy ka pohuar se « nuk eshte hera e parë që punëtoret pijne duhan gjatë pauzave, por nje gje e tille nuk ka ndodhur kurrë që të shembet skeles dhe te vdesin katër persona ne vendin e punës?!.. »

Kurse, kompania përgjegjëse e ndërtimit siç raportohet nga mediat austriake po tenton të fshihet nga përgjegjësia, duke përdorur një strategji të saj. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, faqja e internetit e kompanisë hoqi të gjitha lidhjet me kantierin në Porzellangasse.

Kompania ndertimore OBENAUF ne Vienë idergon ngshllime famljeve te viktimave 

Një postim i vetëm ishte kapur nga gazeta “Krone” para se të hiqej: mbishkrimi i tij në Instagram ishte “Mund të ngremë kantiere ndërtimi!”, shoqëruar me një foto të kantierit. Kur u kontaktua nga gazeta, kompania shprehu “pikëllim të thellë” për “incidentin tragjik”.

« Jemi thellësisht të trishtuar nga incidenti tragjik në një nga kantieret tona të ndërtimit. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me të prekurit dhe familjet e tyre… Nga respekti për të prekurit dhe në dritën e hetimit në vazhdim, ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk mund të publikojmë detaje të mëtejshme në këtë kohë. Ju kërkojmë që ta trajtoni me respekt këtë situatë… » thuhet ne reagimin e kompanise – OBENAUF, qe ishte pergjegjese e ndërtimit, citon LeCanton27.ch

Te gjithe informacionin lidhur me kete projekt jane hequr nga interneti por fotot kane ngelur. Siqdoqftë, autoritetet austriake kanë nisur një hetim intensiv për të zbuluar shkaqet e këtij rasti të rëndë, duke kërkuar edhe përgjegjësit e mundshëm të kësaj tragjedie. Dëshmitar kryesor në këtë rast, mbetet të jetë operatori i vinçit, i cili thuhet se ka parë nga lart gjithçka cfare ndodhi, në momentin kur ndodhi rast.

 

Derniers articles