5.2 C
Berne
lundi 24/02/2025

Këshilli Zviceran i Relegjioneve i thotë « JO » nismës kunder-ferexhes. Edhe Kisha e kundërshton. E quajnë provokim dhe kercnim të tolerances ndërfetare!

Bernë, 26 janar -Këshilli Zviceran i Feve konsideron se teksti i komitetit Egerkingen kërcënon bashkëjetesën paqësore të feve në Zvicër (« Le Conseil suisse des religions dit «non» à l’initiative anti-voile »). Nga ana tjetër, ai është në favor të kundër-projektit indirekt të Konfederatës. Këshilli Zviceran i Feve (CSR) nuk dëshiron iniciativën kundër velit të plotë, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Cannton27.ch » 
Popullata zvicerane me 7 Mars 2021 do te votjne për nismën popullore “Po ndalimit të fshehjes së fytyrës”. Ndyrshe  Këshilli Federal dhe Parlamenti rekomandojnë refuzimin e kësaj nisme. Fshehja e fytyrës është një fenomen margjinal në Zvicër.
Shoqata, e cila bashkon përfaqësues të komuniteteve të krishtera, myslimane dhe hebreje, kundërshton një kufizim disproporcional të lirisë së fesë, tha ajo në një deklaratë të hënën. (« Le Conseil suisse des religions estime que le texte du comité d’Egerkingen menace la cohabitation pacifique des religions en Suisse.« ) CSR beson se një « ndalim për të fshehur fytyrën në asnjë mënyrë nuk mund të kontribuojë në bashkëjetesë paqësore » në Zvicër, tha Harald Rein, president i CSR dhe peshkop i Kishës Katolike, transmeton gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” duke ju rereferuar nje komunikate te DFJP.
Këshilli Zviceran i Feve hedh poshtë tekstin e paraqitur në një votim në 7 Mars dhe preferon kundër-projektin indirekt të Konfederatës, i cili parashikon kufizimin e detyrimit për të treguar fytyrën për qëllime identifikimi nga autoritetet e Shtetit. Komiteti Egerkingen ka paraqitur një iniciativë për të ndaluar fshehjen e fytyrës në hapësirat publike. Përveç demonstruesve, teksti përfshin gra të veshura me burka ose nikab. Ai parashikon përjashtime, veçanërisht për vendet e adhurimit.

Derniers articles