3 C
Berne
mercredi 1/04/2026

Kërkohej nga Interpoli, autoritetet zvicerane ekstradojne një kosovar drejt aeroportit të Prishtinës

Prishtinë, 1 prill -Autoritet policore ivicerane ne bashkpuim me koleget kosovare sot kane esktraduar nje persona nga Zvicra drejt aeroportit « Adem Jashari » ne Prishtinë, njofton nga Prishtina korrespendenti i gazetës zviceran ne shqip LeCanton27.ch duke ju referuar autoriteteve kosovare.

Ky aksion eshte nderrmarur nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet e tjera relevante kanë bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me iniciale B.Z nga Zvicra në Kosovë.

Mësohet se i dyshuari i cili kerkohej nga Interpoli, me nje urdher arrest nderkombetar ishte arrestuar nga autoritet zvicerane për veprën penale “mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua konfrom ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Qverise se Konfederates Heevetike

Ne njoftim e policise se Kosovës rreth ketij rasti nder tjera thuhet se “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Derniers articles