Berne, 10 mars -Më 7 mars te ketij viti qytetaret zviceran permes nje referendumi i thane PO ndalimit te Burkes perkunder asaj se qeveria zvicerane ishte kunder. Madje edhe OKB ka kritikuar Zvicren lidhur me kete ndalese. Lidhur me këtë gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka marrur mendimet e perfaqesuesve te komunitetit kosovar (albanofon) ne Zvicer si shumice muslimane lidhur me ndalimin e burkës ne kete vend.
Sipas shifrave zyrtare bazuar nga Zyra Federeale e Statistikave ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 500.000 mije muslimane (5.1%) me 300 xhami ne gjtha kantonet e terriotorit helvetik, ku pjesa dermuese jane shqiptare nga Kosova, Maqedonia apo Lugina e Presheves dhe Shqiperia.
Fillimisht do theksuar se ne Zvicer para referendumit dhe pas ka pasur nje ser debatesh rreth (mos) ndalimit te burkes ne Zvicer, madje edhe reagime dhe polemika te ashpra. Por, shqiptaret si nje komunitet me i madh mulsimane ne Zvicer, ne kete debat me temë per burken nuk ishin aq shume te inkuadruar, qendruan indiferent dhe nuk kane qenë aq te involvuar perveq disa imameve me disa prononcime dhe deklarata te herëpashershme.
Keshtu imami shqiptar ne Sant-Galen, Mehas Alija kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër rreth ndalimit te burkes ne Zvcer memdon se “Rezultatin e referndumit te 7 marsit nuk e priten ashtu siq doli. Por, meqë jetojmë në një shtet, sikur që është Zvicra, me demokracinë direkte, respektojmë verdiktin që doli nga referendumi i 7 Marsit, ku përcaktohet me ligj mos mbulimi i fytyrës, gjegjësisht ndalohet edhe bartja e perçes apo burkës.
Hoxhe Mehas Alija pyetjes se gazes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch se si e ka pritur rferendumin e 7 marsit ku ju tha PO ndlaimit te burkes, ai eshte pergjigjur se “nëse kjo iniciativë që kaloi nuk do të ketë mutacione të tjera, për të motivuar iniciativa dhe të hap tema edhe më të ndjeshme që përkojnë me muslimanët dhe me të drejtat e tyre elementare njerëzore, mendojmë se ndalimi i burkës më shumë e zbeh imazhin pozitiv të shtetit Zviceran karshi arenës ndërkombëtare dhe prek ndjeshëm parimet themelore të kulturës zvicerane për liri dhe manifestim të bindjeve në publik, se sa të kufizojë apo të mbyll në shtëpitë e tyre disa gra që bartin nikabin, e që nuk e kalojnë as numrin dyshifror.”
“Ne kemi bindje se futja në Kushtetutë e një kodi te veshjes nuk është në pajtim me shtetin e së drejtës. Ekstremizmi eventual nuk pengohet me këtë ndalesë, sepse një ideologji nuk mund të mënjanohet me rregulla të veshjes.” ka thëne në fund Mehas Alija imam shqiptar ne pjesën gjeranofone te Zvcirës.