-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Hoxha i xhamise shqiptare ne Gjeneve prof Rijad Aliu: Sot eshte ditelindja e profetit Muhammed (a.s) arkitektit te paqes dhe humanizmit ne bote!

Hoxha i xhamise shqiptare ne Gjeneve prof Rijad Aliu: Sot eshte ditelindja e profetit Muhammed (a.s) arkitektit te paqes dhe humanizmit ne bote!

Esselamualejkum!

Paqa dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi ju vëllezër dhe motra të nderuara.

Me këtë mesazh shfyrtëzojmë rastin t’ju përkujtojmë një datë shumë të rëndësishme siq është kjo e nesërmja e enjte 29.10.2020, gjegjësisht 12 Rebiul-Evvel pra data e lindjes së njëriut më të ndritur, kolosit të njerezimit, që ma nuk pa bota si ky pra lindja e Muhamedit Paqa dhe Mëshira e Allahut qoftshin mbi të.

Kush ishte Muhamedi alejhiselam?

Allahu i LartëMadhëruar thotë në Kuran: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), vetëm si mëshirë për botët.” (Enbija, 107)
“Se ti je me virtyte madhore.” (Kalem, 4)

Vëllezër dhe motra të nderurara, Profeti Muhamed alejhiselam ishte aq inteligjent dhe lexues mendimesh ende pa u shpalosur ato, ishte vizionar, i ndjeshëm dhe shumë i dhembshur, analist dhe tepër vigjilent, aq sa, ai e ndjente dhe e nuhaste qëllimin dhe ndjenjën e tjetrit, akoma ai pa e shprehur atë.

Ishte analist që ia qëllonte me analizën, njohës i natyrës njerëzore, kafshërore dhe jetësore, ishte një gjeni i vërtetë, një urtar i pakonkurrent, ishte ekspert i gjuhës së trupit dhe ndjenjave, një bukurosh dhe elegant i rrallë, që ngjante me hënën, një buzëqeshje sikur dielli që lind në agim, një njeri që shquhej me edukatë, dashuri, jo pak i matur, një zbërthyes i jetës dhe i fesë, i dashur i Zotit dhe gjurmëlënës sa të ketë jetë bota! U pa me Xhibrilin alejhiselam engjëllin më të madh dhe morri prej tij shpalljen, u përzgjodh si zemra më e pastër, si mendja më e kulluar për ta zgjuar botën nga gjumi, varrosjes së vajzave të gjalla i tha: Ndal më! Kotësisë politeiste ia hodhi dritën racionale dhe e hodhi poshtë, luftën e fshiu me gomën e paqes, botës ia solli një frymë të re, progresive, ishte i tillë që bota kurrë s’do të sheh më njeri dhe fytyrë si të tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të!

Me respekt dhe nderë nga Imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria-Gjenevë.
Allahu ju bekoftë. Amin.

Derniers articles