18.6 C
Berne
mardi 1/07/2025

Policia belge arreston për korrupsion nënpresidentja e Parlamentit Europian, grekja Eva Kaili

Bruksel 9 dhjetor  -Eurodeputetja greke Eva Kaili u arrestua sot nga policia belge sr bashku me katër persona të tjerë, si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion në Katar, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mesohet nga autoritet se policia kane dastisur ne banesën e eurodeputetes dhe kanë arrestuar partnerin e saj në lidhje me skandalin.

Sipas me dieve të huaja eurodeputetja socialiste greke, 44-vjeçe u arrestua mbrëmjen e kësaj të premteje nga policia belge, ndërsa Më herët, gjatë ditës së sotme u arrestuan edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe partneri i Kaili, 53-vjeçari Luca Visentini.Katër arrestimet e mëparshme u njoftuan nga Prokurori federal i Belgjikës.

Hetimet nisën pas zbulimit të 600,000 eurove kesh, në 16 adresa të ndryshme në Bruksel. Prokurorët nuk specifikuan identitetin e të dyshuarve apo shtetin e përfshirë në këtë skandal, duke thënë vetëm se ishte një shtet i ‘Gjirit’.

“Pas zhvillimeve të fundit dhe hetimit të autoriteteve belge për korrupsionin e zyrtarëve europianë, eurodeputetja e PASOK-ut Eva Kaili është përjashtuar nga partia me vendim të presidentit Nikos Androulakis”, njoftoi partia e qendrës së majtë.

Derniers articles