9.7 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Shpëtohen nga jeta dy turistë zviceranë ne Shqiperi, falë interveninit te shpejtë te ekipeve nga Kosova dhe KFOR-it

Tirane, 23 janar -Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova ka qenë vendimtare për shpëtimin e dy turistëve zviceranë që ishin bllokuar në Kukës (137 km. larg kryeqyteti shqiptar) njofton nga Tirana korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Aksioni zgjati rreth 13 orë meqe rast jane shoetusr dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i kishte bllokuar.

Në orët e vona të mesnatës së të hënës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku, ku rrezikshmëria dhe zona tepër te rrezikshme për intervenim dhe logjistikë, e kishin bërë te implikuat këtë aksion.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar se turistet zviceranë kane shpetuar nga më e keqja, ata tashme janë shëndosh e mire. Sipas mjekeve jane në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin nen mbikqyrj të mëtutjeshme mjekësore.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor njofton se pas një orvatje të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë por pa sukses për shkak të Terrenit dhe motit të pa përshtatshëm, më në fund u arrit ndërhyrja me sukses nga një ekip kosovar bashke me nje Helikopter i forcave të KFOR-it ia artiten t’i dhortojne dy turistet zviceran.

Këtë aksion te sksesshem e ka konfirmuar për gazeten zvicerane Le Canton27.ch edhe zyrtarë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e një aksioni në Kukës të Shqipërisë (116 km nga kreyqyteti kosovar-Prishtina)  ku kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy turistë zviceranë, pasi ishin goditur nga orteku.

Derniers articles