14.8 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Zvicra siguron ‘qiellin’ blen avionët luftarak F-18

Bernë -Ushtria e Zvicrës njoftoi të martën se shteti helvetik tani e tutje do të ketë mbrojtje ajrore me aeroplanë luftarakë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kjo masë erdhi gati shtatë vjet pas rastit kur ushtria nuk arriti të përdorë aeroplanë luftarakë për t’iu përgjigjur një rrëmbimi jashtë orarit të punës, shrkuan gazeta zvcerane ne ship « Le Canton27.ch » duke ju referuar burimeve te Bernnes zyrtare.

Duke filluar nga data 31 dhjetor, dy aeroplanë luftarakë të tipit F-18 do të jenë në operim 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për ta mbrojtur hapësirën ajrore të shtetit të vogël.

“Nga tani e tutje, shërbimi ajror do të jetë i gatshëm 24 orë në ditë për të ofruar sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës ajrore të Zvicrës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë zvicerane.

Në shkurt të vitit 2014, një pilot i kompanisë “Ethiopian Airlines” e kishte rrëmbyer aeroplanin që e drejtonte, ku ndodheshin 202 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur piloti tjetër kishte shkuar në tualet. Ai kishte thënë se dëshiron ta lëshojë aeroplanin në Zvicër, ku dëshironte të kërkonte azil.

Derniers articles