10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

NATI i Zvicrës shkon në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi e qojnë Francën në shtëpi!

Bukuresht, 28 qershor -Zvicra de mposhti Francën me penallti me rezultat 5:4, pasi që ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve përfundoi baras (3:3). Admir Mehmedi i pagabueshëm në penalltinë e pestë, ndërsa portieri Sommer është trim i ndeshjes, mbron penalltinë e fundit të Kylian Mbappe. Zvicra e mrekullive, në çerekfinale takohet me Spanjën, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Zvicra kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe me 2 korrik do të takohet me Spanjën. Zvicra triumfon me penalti me rezultat 5:4 ndaj kampionit në fuqi të botës, Francës, pasi që ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve përfundoi baras (3:3).

Plot 120 minuta në stadiumin ‘National’ në Bukuresht, sollën drithërima por jo edhe fituesin, që u përcaktua me penallti.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (3:3) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ndryshoi rezultati.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.

Granit Xhaka tregoi lojë të madhe, përveç që asistoi në golin e tretë, ishte edhe shtyllë e Zvicrës 

ImageNë pjesën e dytë, Karim Benzema shënon dy herë brenda tre minutave, në minutën e 57-të dhe në atë të 59-tën me kokë.

Në minutën e 75-të, Pogba nga rreth 24-25 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm, 3:1.

Zvicra e mrekullive, për 11 minutat e fundit barazon rezultatin.

Në minutën e 81-të, Seferoviq me kokë ngushton rezultatin në 3:2. Në minutën e 90-të, kapiteni Granit Xhaka asiston për bukuri, Gavranoviç nga rreth 16 metra barazon rezultatin 3:3.

Në minutën e 90+4, Zvicra me fat, Coman godet fortë dhe tërthorësja shpëton portierin Sommer.

Në vazhdime, në minutën e 94-të, Pavard godet me të djathtën por Sommer shpëton portën, grushton topin në korne.

Penalltitë, për Francën shënuan Pogba, Giroud, Thuram, Kimpembe, dështon Mbappe – Për Zvicrën shënuan Gavranoviç, Schar. Akanji, Vargas, Mehmedi.

Admir Mehmedi i pagabueshëm në penalltinë e pestë, ndërsa portieri Sommer është trim i ndeshjes, mbron penalltinë e fundit të Kylian Mbappe. Zvicra e mrekullive, në çerekfinale takohet me Spanjën.

Franca – Zvicra 3:3 – 4:5 me penallti
Stadiumi ‘Arena National’, Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Benzema (57’ e 59’), Pogba (75’) – Seferoviq (15’ e 81’), Gavranoviç (90’).
Kartona të verdhë: Varane, Coman, Pavard – Elvedi, Rodriguez, Xhaka, Akanji.
Franca: Lloris, Varane, Lenglet (Coman 46’ – Thuram 111’), Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann (Sissoko 88’), Benzema (Giroud 94’), Mbappe.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Mehmedi 87’), Widmer (Mbabu 73’), Zuber (Fassnacht 79’), Freuler, G. Xhaka, Shaqiri (Gavranoviç 73’), Seferoviq (Schar 97’), Embolo (Vargas 79’).

Rodriguez dështoi nga penalltia në minutën e 55-të, gjuajtjen e të cilit e mbrojti portieri Lloris. Rodriguez lëshoi rastin që të shtoi epërsinë në 0:2, kur nuk shënon edhe pëson.

Në minutën e 15-të, Zvicra në epërsi falë golit të Haris Seferoviqi që shënoi me kokë në minutën e 15-të pas asistimit të Zuber. Image

Derniers articles