12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Zvicra largon nga puna 1500 persona për shkak të njohjes së dobët të gjuhës gjermane

Bernë, 26 janar -Në kantonin e Cyrihut, rreth 1,500 taksistë humbën punën e tyre për shkak se nuk flasin mjaft mirë gjermanisht. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Taksisëve në Kantonin e Cyrihut, Georg Botonakis, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Më konkretisht, në fillim të këtij viti ka hyrë në fuqi një ligj i ri sipas të cilit ata që nuk mund të dëshmojnë për njohjen e gjuhës në nivelin B1 nuk mund të pajisen me leje për të punuar si shofer taksie.

SipasGeorg Botonakis, kryetari i Shoqatës së Taksisëve në Kantonin e Cyrihut « Kantoni informoi industrinë e taksive për këtë lajm katër vjet më parë. Pra, taksistët kishin kohë për të mësuar gjuhën gjermane. Gjegjësisht, sipas ligjit të ri, shoferët e taksive në kantonin e Cyrihut do të marrin licencë vetëm nëse mund të demonstrojnë njohuri të gjuhës gjermane të paktën në nivelin B1… », citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Sipas tij, fakti që shumë taksistë nuk e dinin mirë gjuhën gjermane, e dëmton industrinë e taksive dxhe keshtu rreth 1500 taksistë nuk kanë mundur ta sigurojnë këtë provë dhe tani kanë mbetur pa punë.

Derniers articles